Oerd Bylykbashi, deputeti demokrat, ka sulmuar dje ministren e drejtësisë Etilda Gjonaj në lidhje me institucionet e reja të Vetingut.
Dje nga Fieri Gjonaj u shpreh se rezultatet e Vetingut do të dilnin në shkurt se se opozita ishte përpjekur që të bllokonte procesin.
Mirëpo nuk ka vonuar përgjigja e Bylykbashit, i cili i rekomandon ministres që të kërkojë një avokat, ndërsa shton nëse sot do të kishim SPAK të pavarur, prokuroret do të trokisnin me prangat ne duar në derën e Ministres së Drejtësisë dhe Prokurorisë se Përgjithshme.
Po ashtu ai shton se nëse nuk vjen SPAK, do të shkojë populli në dyert e ministrive. Po ashtu një fokus në reagimin e tij, Bylykbashi i ka dhënë dhe ekstradimit të Nazer Seitit drejt Italisë, që sipas tij u bë në shkelje të ligjit.
REAGIMI I BYLYKBASHIT:
Me mire kerko avokat!
Sot paska dale te recitoje psalmin “Vetem ne qe lirojme kriminelet e duam reformen ne drejtesi” vete Ministrja e Drejtesise! Po, vete ajo. Qenka e shqetesuar pse opozita nuk ua miratoka symbyllur listen e KLGJ dhe KLP me kandidate ishministra socialiste, ishbashkepunetore te Sigurimit, gjyqtare, prokurore e hetues qe kane denuar per politike, me probleme me dekriminalizimin, te skualifikuar nga ONM, qe nuk kane paguar taksat, apo kandidate qe kopjojne si ne fillore!
Shqetesohet madje edhe me “naivitet” se kjo po pengoka drejtesine! Ate drejtesi qe me firmen e kesaj Ministreje ne bashkepunim me Prokuroren e Pergjithshme Provizore i hoqi nga duart Prokurorise se Krimeve te Renda deshmitarin kyc te dosjes Tahiri/Habilaj. Gjoja po ndihmojne drejtesine italiane, por ne fakt penguan drejtesine shqiptare. Fundja, le te denohet Habilaj ne Itali, mjaft te shpetoje Tahiri ne Shqiperi.
Opozita po pengon moj Ministre?! Po nese zbatohej Kushtetuta konsensuale, sot do kishin KLGJ e KLP te ngritur, do kishim Prokuror te Pergjithshem sipas Kushtetutes, do te kishim SPAK te pavarur.
Pengimi i drejtesise perben krim. E nese sot do te kishim SPAK te pavarur, prokuroret e tij sot do te trokisnin me prangat ne duar ne deren e Ministres se Drejtesise dhe Prokurorise se Pergjithshme. Por mos u merzisni sepse nese nuk ju vjen SPAK, do t’ju vijne shqiptaret!
(E.K/FAXWEB)