11:02 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ Xhaxhai i Ardit Gjoklajt paralajmëron vetëgjyqësi: Do zbatojmë Kanunin!

15:03 | 29/01/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ Xhaxhai i Ardit Gjoklajt paralajmëron vetëgjyqësi: Do zbatojmë Kanunin!

Familjarë të Ardit Gjoklajt kanë qenë të ftuar në ‘’Fax News” për të folur në lidhje me drejtësinë e munguar ndaj djalit të tyre.

Mes lotëve dhe dhimbjeve ata u shprehën se do të bëjnë vetëgjyqësi në rast se nuk vendoset drejtësia. Po ashtu ata thanë se askush nga shteti nuk ishte dënjuar ti takonte.

“Erion Veliaj na shkeli me këmbë. E kanë zvarrit, të gjithë e dimë. Askush nga shteti nuk ka ardhur në banesë. Bashkia është fajtori nipi shkoi për të punuar për të nxjerrë bukën e gojës.

Veliaj po na shkel po pengon drejtësinë dhe as nuk ka ardhur as për të na ngushëlluar. Ne duam drejtësi. Arditi nuk ka pasur kontratë pune.

Ne nëse nuk bëhet drejtësia, do të zbatojmë Kanunin,. Ne vetë do të bëjmë vetëgjyqësi. Ne jemi mbledhur dhe e kemi vendosur këtë, nuk kemi mundësi me e çu në Hagë, vdekja ka qenë aksidentale, po pse duhej që të mbulonin trupin e tij”, u shpreh Lush Gjokaj, xhaxhai i Arditit.

Nëna e Ardit mes lotëve që nuk i rreshtnin u shpreh se djali kishte shkuar të punonte në landfill.

“Kërkoj vetëm që të vihet drejtësia në vend për djalin tim. Ka kaluiar një vit e gjysmë dhe asgjë nbuk është bërë. Nuk kishin  asnjë kusht te puna, as kominoshe as dorashka.

Punoi vetëm një muaj e gjashtë ditë ditën e shtatë nuk erdhi më. Ata po tentojnë që ta mbyllin duke thënë që Arditi nuk ka qenë në punë.

Kur e kanë aksidentu të paktën të vijnë të thonin të vërtetën, ata janë munduar me e shmang, duke e fshehur dhe kufomën e djalit”, u shpreh nëna e të riut.

Xhaxhai tjetër i tij duke iu referuar banderolës që u hoq me shpejtësi nga sheshi tha se kjo ishte një vrasje për herë të dytë nga ana e Bashkisë.

Ai u shpreh se edhe pse prej kohësh është në kërkim të një takimi me Veliajn, Tahirin apo Ramën është ndeshur me një refuzim të vazhdueshëm nga ana e tyre.

“Atë ditë kur e kam parë është njësoj sikur ma vranë për herë të dytë. Bashkia ma ka vrarë edhe njëherë, të kapin atë që ka vënë posterin po jo të heqin fytyrën e djalit në atë mënyrë. Është një çështje që po zvarritet nga ana e drejtësisë për arsye politike.

 Kanë qenë 280 punëtorë, ka dëshmitar që kanë qenë tu hëngër bukë në tre të natës, kjo është çështje partiake. Kam kërkuar takim me Saimir Tahirin, me kryeministrin dhe me ministrin e drejtësisë, me shkresa zyrtare skam dit me e çuar.

Doja me u taku me e dit arsyen se pse ai djalë 17 vjeç, që donte të arrinte lekët e librave, në një vend të legalizuar nga shtetit.

Askush nuk ka ardhur të më takojë, as nga firma. Atë ditë që kisha varrimin e nipit erdhi administratori, të cilin se kam takuar pasi kërkesa ishte e vonuar.

Kam ndejt 6-orë me kërku fëmijën në Sharrë. As sot e kësaj dite Erion Veliaj nuk ka pasur me ne asnjë takim. U bëj thirrje kryetarit të Bashkisë, ministrit të drejtësisë dhe të rendit, kryeministrit që të takohem me ta si burri-burrit”, u shpreh xhaxhai i Arditit.

(E.K/FAXWEB)

https://www.youtube.com/watch?v=8rPo1Jm4Aws&feature=youtu.be

Etiketa: ardit gjoklajgjoklaj
Pas

Nëna e Arditit mes lotëve në ”Fax News”: Si e fshehën kufomën e djalit

Para

A po iu shërben Veliaj oligarkëve? Pse u ul Taksa e Ndikimit në Infrastrukturë?

Para
A po iu shërben Veliaj oligarkëve? Pse u ul Taksa e Ndikimit në Infrastrukturë?

A po iu shërben Veliaj oligarkëve? Pse u ul Taksa e Ndikimit në Infrastrukturë?

Discussion about this post

 



Të Fundit

E rëndë në Itali! Vajza 2 vjeçe vdes duke ngrënë qershi, ngjarja në sy të prindërve

I riu belg u plagos rëndë, arrestohet 51-vjeçari që i dha “Jet ski” me qira

4 ditë pas aksidentit me 270 viktima, një tjetër avion i Air India pëson defekt teknik në ajër

Irani-SHBA-ve: Të ndalen sulmet izraelite, që të vijojnë negociatat për çështjet bërthamore

Plagosi me gomone turistin gjerman në Gjipe, arrestohet drejtuesi i mjetit lundrues

32 tentativa të dështuara për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Kurti: Bojkoti i votimit është shkelje e Kushtetutës

VKM e llogaritjes së pagave të mësuesve, Gjykata Kushtetuese do të mbajë seancë publike më 26 qershor

Një tjetër kryebashkiake vritet në Meksikë, ajo u qëllua në zyrën e saj

Khamenei, gati të largohet nga Irani me ndihmën e Moskës

Berisha nuk paraqitet në SPAK për masën e sigurisë, shkak një gjendje virale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.