Pas përjashtimit nga kandidimi për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit nga nën-komisioni parlamentar ka reaguar Altin Hazizaj.
Ai thotë ky vendim u bazua tek rekomandimi i Prokurorisë së Përgjithshme në lidhje me vlerësimin e figurës së tij por letrën e Prokurorisë e quajti një lajthitje me ligjin pai sipas tij prokuroria duhet të tregojë nëse ai është kriminel apo jo, ndërsa në letërën e dërguar nga prokuroria ai figuron i padënuar.
Hazizaj thgotë se edhe 3 anëtarët e opozitëssot vendosën të shkelin ligjin dhe u bënë pjesë me të padrejtën.
POSTIMI I PLOTË:
Jam njoftuar nga mediat sot, se nen-komisioni parlamentar per perzgjedhjen e kandidateve per KLGJ dhe KLP, ka vendosur te me perjashtoje nga kandidimi per KLGJ! Ky vendim u bazua tek rekomandimi i Prokurorise se Pergjithshme, ne lidhje me vleresimin e figures time!
E kam deklaruar edhe me pare dhe po e rideklaroj edhe sot, qe letra e derguar nga Prokuroria e Pergjithshme eshte ne lajthitje me ligjin, sepse prokuroria ka per detyre qe te vertetoje nese une, Altin Hazizaj, jam, e thene shqeto, kriminel apo jo! Prokuria tek letra e saj e thote te zeze mbi te bardhe (Shiko foton), Altin Hazizaj eshte i padenuar qofte edhe me 1 dite burg (!!!) as ne Shqiperi dhe as jashte Shqiperise.
Sot nen-komisioni, pjesa e pozites, eshte bere pale me te padrejten! Eshte e drejta e tyre qe te vendosin ne cdo moment nese me konsiderojne kandidat apo jo per KLGJ, por te perdoresh nje dokument joligjor te ngritur mbi lajthitje juridike kjo eshte e padrejte!
Mua me vjen shume keq qe te 3 antaret e pozites ne Kuvend, te tre juriste, sot vendosen edhe ata te shkelin LIGJIN!
Kjo ngjarje eshte nje humbje per Kuvendin dhe drejtesine ne Shqiperi!
Per mua personalisht asgje nuk ndryshon! Ishte deshira ime, qe pas vitesh e vitesh te ngritjes se akuzave publike per mos funksionimin e sistemit te drejtesise, te vendosja qe te lija punen time si mbrojtes i te drejtave te njeriut, per te dhene kontributin tim ne nje institucion publik, qe me se fundi drejtesia te kishte mundesi te pastrohej nga korrupsioni! Une perpjekjen time publike e bera dhe nuk pata sukses. Pergjegjesia tani i mbetet Kuvendit dhe sidomos pozites qe u perkul perpara padrejtesise!
Se fundmi, kam nje falenderim me zemer per cdo njeri, miq dhe te panjohur, qe me kane shkruar, per te me mbeshtetur ne kete perpjekje per drejtesi! LUFTA PER DREJTESI VAZHDON!
(B.H/Faxweb)