05:12 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Partia e re e kundërshtarëve të Albin Kurtit, zbulohet kush bën pjesë

20:37 | 29/01/2018
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Partia e re e kundërshtarëve të Albin Kurtit, zbulohet kush bën pjesë

Nga burime brenda VV’së RTK ka siguruar dokumente që paraqesin ndarjen në këtë parti tashmë me emra dhe mbiemra, ndonëse zyrtarisht ende nuk ka ndonjë deklarim. Në mesin e atyre që pritet të largohen është edhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti.

Grupi i të dorëhequrve në VV pritet që shpejt të zyrtarizojë formimin e një subjekti të ri politik. Kështu thonë burime të televizionit publik të Kosovës në krye të së cilës mund të jenë Shpend Ahmeti, Visar Ymeri dhe të tjera figura të rëndësishme.

Në një dokument i publikuar nga RTK pohohet ndarja e VV’së dhe krijimi i një subjekti të ri politik e po ashtu kalkulohet edhe ndarja e pushtetit  të tanishëm.

17 deputetë në Kuvendin e Kosovës do t’i ketë Lëvizja Vetëvendosje e 15 krahu i të dorëhequrve nga kjo parti me në krye Visar Ymerin e Dardan Molliqajn.

Në këtë dokument janë të shkruar edhe inicialet e partisë së re që veten planifikojnë ta quajnë Socialë Demokratë.

Emri i kryetarit aktual të Prishtinës Shpend Ahmeti figuron i pari në këtë listë e që janë grupi i të pa kënaqurve në Vetëvendosje.

Renditja është bazuar në votat e secilit që ka fituar në zgjedhjet e fundit nacionale në vend e që Shpend Ahmeti ka 76.020 vota.

I dyti renditet ish-sekretari i VV’së Dardan Molliqaj me 49.026 vota i pasuar nga ish-kryetari i VV’së, Visar Ymeri.

Në grupin e të dorëhequrve nga Lëvizja Vetëvendosje në këtë listë figurojnë shumica e deputetëve të Kuvendit nga kjo parti por aty janë edhe disa të cilët ende zyrtarisht nuk janë larguar nga Vetëvendosje.

Emra si Ali Lajçi, Dukagjin Gorani, Fisnik Ismaili, Saranda Bogujevci janë disa që janë të vendosur në  listën e Social Demokratëve.

Por përveç 15 deputetëve në listën e të dorëhequrve figurojnë edhe emrat e dy kryetarëve të komunave. Përveç të Prishtinës Shpend Ahmeti është edhe ai i Qëndron Kastratit, kryetar i Kamenicës.

Këta deputëtë e kryetarë komunash bashkërisht fituan  357.281 vota në zgjedhjet e qershorit .

Ndërkohë në listën tjetër, të atyre që janë në Vetëvendosje figuron emri i kryetarit aktual të VV’së, Albin Kurti i përcjell nga shefi i grupit parlamentar të kësaj partie Glauk Konjufca.

Albulena Haxhiu, Rexhep Selmi, Smail e Sami Kurteshi e Adem Mikullovci janë vetëm disa nga deputetët që do t’i qëndrojnë besnik kryetarit të rizgjedhur të VV’së Albin Kurtit.

Në këtë listë është edhe kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka që do të qëndroj në taborin e Kurtit.

Këta 17 deputetë e një kryetar komune në zgjedhjet parlamentare kishin arritur të fitojnë 316.868 vota e që i bie më pak se grupi i të dorëhequrve në subjektin politik Vetëvendosje.

Për planet për ndarje të VV’së nuk kanë pranuar të flasin asnjëri kamp. 

Kutojmë që çarja e madhe brenda Vetëvendosjes lindi pas publikimit të disa mesazheve fyese të anëtares së kryesisë Aida Dërguti për Albin Kurtin. Ndarja u thellua me daljen nga paraburgimi të Albin Kurtit dhe hedhjen e kandidaturës së tij për kryetar partie. Kjo nuk u pranua nga grupi I Visar Ymerit dhe Dardan Molliqajt çfarë çoi në ndarjen e Vetëvendosjes. (B.H/Faxweb)

 

Pas

Bledi Strakosha: Kam qenë gati duke ndërruar jetë, moment i vështirë për prindërit e mi

Para

”Ka pleq që s’të bëjnë gjë fare, njëri më kërkoi tangat”, çuditë e klientëve me prostitutën shqiptare

Para
”Ka pleq që s’të bëjnë gjë fare, njëri më kërkoi tangat”, çuditë e klientëve me prostitutën shqiptare

''Ka pleq që s'të bëjnë gjë fare, njëri më kërkoi tangat", çuditë e klientëve me prostitutën shqiptare

Discussion about this post

 



Të Fundit

Moment i tmerrshëm kur shpërthen zjarri brenda kabinës së një avioni në Sydney. Pasagjerët ndihmojnë ekuipazhin

Izraeli dhe Siria do kenë takim të nivelit të lartë të enjten, me ndërmjetësimin e SHBA-së

Sërish probleme për sulmuesin e Realit, por madrilenët kanë besim

Shpëtuan një të moshuar nga zjarri në Korçë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit falënderon punonjësit e Patrullës së Përgjithshme në DVP Korçë

“I dhanë ilaç gjumi dhe ishte i lodhur”, djali i Biden zbulon arsyen e performancës së dobët të babait në debatin me Donald Trump

Dita Botërore e Trurit, ministria Albana Koçiu ndan rastin e pacientes 16-vjeçare: Ndërhyrje moderne

Bota e muzikës në zi! Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e Rock & Roll, Ozzy Osbourne

Zyrtari rus arrestohet për përvetësim të 9 milionë eurove nga projektet e fortifikimit në kufirin me Ukrainën

Greqi/ Zjarr i madh në Korinth, flakët dalin jashtë kontrollit. Banorët urdhërohen të evakuohen

Kuvendi i Kosovës gjen “shpëtim” te kushtetuesja! Më 26 korrik skadon afati i vënë nga gjykata, ekspertët: Nuk rrezikohen mandatet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.