Janë zbardhur detaje të reja për vrasjen e Devi Kasmit mbrëmjem e sotme në Tiranë.
“Fax News” raporton se ai është qëlluar 7 herë dhe dy plumba i ka marrë në kokë. Po kështu edhe dy pistoletat që u gjetën në vendngjarje i përkasin viktimës. Dy autorët janë larguar me motor të zi.
Devi është emër i ndryshuar pasi emri ogjinal i tij është Defrim Kasmi. Dyshohet se ai është marrë me aktivitet kriminal. Viktima sapo ishte kthtyer në Shqipëri nga Spanja.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Manastirit”, pranë morgut në kryeqytet. Nga policia janë shoqëruar disa persona.
Por duhet të themi që viktima njihet si person me precedente penale dhe është perfolur si i përfshirë në vrasjen e Franc Konomit, por asnjehere nuk është provuar autorësia e tij. Franc Konomi është ekzekutuar dhe ka qenë një emër i njohur për drejtësinë pasi ka drejtuar një nga bandat më të rrezikshme në Tiranë. (J.V/Faxweb)