06:48 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gënjyen Rama dhe Bushati apo e ‘drodhën’ Tsipras dhe Kotzias?! Dy qëndrimet kontradiktore

08:35 | 30/01/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Takimi me Tsipras, Rama flet dhe për të drejtat e çamëve

Ministri i Jashtëm grek Kotzias ka rrëzuar ditën e djeshme deklaratat e kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe ministrit Ditmir Bushati.

Në fillim Rama dhe më pas Bushati thanë se në takimet dypalëshe me Greqinë ishte diskutuar dhe çështja çame.

Mirëpo përmes një sqarimi të opinionit publik, Kotzias është shprehur se nuk ka pasur asnjë diskutim për çështjen çame dhe se ajo nuk ekziston as si çështje.

Ai është shprehur se bisedimet janë fokusuar tek çështjet e mbetura pezull dhe mosmarrëveshjet në 70 vitet e fundit.

“Nuk ekziston çështja çame dhe nuk ishte temë e diskutimit mes dy palëve. Bisedimet me ministrin Bushati u përqendruan në çështje të pazgjidhura në 70 vitet e fundit dhe kemi përparuar për gjetje të zgjidhjeve të qëndrueshme. Ka përmirësim në marrëdhëniet greko-shqiptare nga dialogu i vazhdueshëm”- ka thënë Kotzias, njofton gazeta greke ‘Kathimerini’.

Mbetet e paqartë nëse në lidhje me këtë temë kanë gënjyer kryeministri dhe ministri shqiptar, apo ka bërë kthesë Greqia zyrtare. Rama dje shprehej se çamët do të mund të lëvizin të lirë drejt Greqisë, dhe se do të kenë akses të drejtë ligjor për pretendimet për pronat.  

‘’Dua po ashtu të vë në dukje se jemi në një moment jashtëzakonisht pozitiv në dialogun tonë me Greqinë. Siç e shprehu publikisht kryeministri grek, pajtohem me të se nënshkrimi i një marrëveshje është shumë afër.

Duhet të presim marrëveshjen e shkruar të kësaj serie dialogu, duke filluar që te ligji absurd i luftës, deri te marrëveshja për kufirin detar, apo garantimi i të gjithë qytetarëve shqiptar, sidomos atyre që i përkasin komunitetit çam, për të pasur lëvizje të lirë e të pandikuar nga e shkuara, dhe për të pasur një akses ligjor për pretendimet e tyre në lidhje me të drejtën e pronësisë”, u shpreh dje Rama.  

(E.K/FAXWEB) 

Etiketa: edi ramakotzias
Pas

Zbuloni dobësinë më të madhe që keni sipas shenjës së horoskopit

Para

I quajtën të shtirur lotët e saj, Xhensila iu kthehet komentuesve: Do doja shumë…

Para
I quajtën të shtirur lotët e saj, Xhensila iu kthehet komentuesve: Do doja shumë…

I quajtën të shtirur lotët e saj, Xhensila iu kthehet komentuesve: Do doja shumë…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident me fatalitet në Zvicër, humb jetën 16-vjeçari nga Kosova dhe një zviceran

Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

Trump urdhëron dy nëndetëse bërthamore të zhvendosen afër Rusisë

Kamboxhia do ta nominojë Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Një 9-vjeçare në Gaza humbet aftësinë për të ecur për shkak të urisë

Ylli i PSG në gjyq për përdhunim, rrezikon deri në 15 vite burg

Vuçiç pas dënimit të Dodikut: Serbia është në situatë të vështirë

Papunësia te njerëzit me ngjyrë në SHBA rritet në nivelin më të lartë që nga tetori i vitit 2021

Pas Spanjës dhe Gjermanisë/ Franca dërgon 40 ton ndihma humanitare nga ajri në Gaza

Shpërthen vullkani në Indonezi, kolona e hirit mbi 10 km e lartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.