Deputeti i LSI-së, Luan Rama i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, thotë se Prokuroria e Përgjithshme është përgjegjëse për ekstradimin e Nezar Seitajt në drejtim të Italisë. Juristi i njohur Çlirim Gjata dhe se si Ministria e Drejtësisë ashtu edhe Prokuroria e Përgjithshme kanë një bazë të dhënash për personat e arrestuar.
Luan Rama: Nëse gabimi qëndron tek prokuroria e Krimeve të Rënda, nuk përjashtohet nga përgjegjësia Prokuroria e Përgjithshme dhe baza e të dhënave për të gjithë personat nën hetim është në Prokurorinë e Përgjithshme.
Kemi një person që hetohej këtu dhe është ekstraduar në kundërshtim me ligjin. Hetimi e nxjerr kush e nxjerr fajtor.
Gjata: Ratë dakord me mua që Ministria e Drejtësisë mund ta pezullojë. Qoftë Drejtoria e Marrëdhënies me Jashtë në Ministrinë e Drejtësisë qoftë ajo në Prokurorinë e Përgjithshme ka një data-base, i del emri. Kanë detyrimin ta kontrollojnë dhe jo merreni këtë se nuk është pako postare. Ajo nuk e ka bërë këtë.
Hysi: E bën ministrja e Drejtësisë vet?
Gjata: Ka departamentet. Plus ai është në një burg që varet nga Ministria e Drejtësisë.
Kam frikë se me një gurë po vriten dy zogj, edhe ai fluturoi në Itali edhe Krimet e Rënda bëhen përgjegjëse dhe merren masa duke iu hequr hetimi.360grade.al