20:11 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pamje filmike për vrasjen e Devi Kasmit, avokati i të arrestuarit këmbëngul: Ishin shokë

12:49 | 31/01/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pamje filmike për vrasjen e Devi Kasmit, avokati i të arrestuarit këmbëngul: Ishin shokë

Policia disponon një material filmik që tregon ekzekutimin e Devi Kasmit në Tiranë, natën e së enjtes. Këtë fakt e zbuloi avokati i Mario Meshinit, të riut që është arrestuar nga policia si bashkëpuntor i Domart Konjarit në vrasje.

Avokati ka treguar se klienti i tij ishte duke biseduar ngjitur me viktimën ku ndodhi vrasja.

Devi Kasmi ishte në makinë sipas tij, ndërsa Mario Meshini ishte në motor ngjitur me të, kur afrohen vrasësit me motor. Ndërsa Mario Meshini dhe Devi Kasmi ishin duke biseduar, vijnë vrasësit në një motor, qëllojnë disa herë duke ekzekutuar Kasmin, më pas drejtojnë pistoletën nga Mario Meshini.

Ky i fundit, i tronditur nga ajo që ka parë i ka folur vrasësve. I trembur, dhe me pistoletën e drejtuar në kokë, ka mundur të thotë që nuk kishte shumë lidhje me Devi Kasmin.

Vrasësit janë larguar pa e qëlluar, ka treguar avokati, që tha se klienti i tij është larguar menjëherë për në shtëpinë e tij.

‘’Nuk ka qenë i maskuar në momentin e vrasjes. Ai ka drejtuar motorin pa kaskë, që do të thotë ka qenë i hapur, dhe nuk e dinte që do ndodhte një gjë e tillë, aq më shumë që e kishte shok. Shkoi ta takonte Dëfrimin. Po ta nxirrte në pritë viktimën, s’do ndodhej aty të ekspozohej. Sikur të bashkëpunonte. Duket autori nga kamerat e sigurisë, duket personi që ka shtënë, duket dhe ky që ka qenë ngjitur me viktiminën,” tha avokati.

Mario Meshini është arrestuar nga policia si bashkëpuntor në vrasje. Dyshimet janë se nxjerrja nga shtëpia e Devi Kasmit ishte pjesë e planit për ekzekutimin e tij.

(E.K/FAXWEB) 

https://www.youtube.com/watch?v=mbO2M_YWHeU&feature=youtu.be

 

Etiketa: avokatideklaratadevi kasmivrasja ne tirane
Pas

Shqiptari i burgosur në Britani ankohet se nuk ka prostituta në burg

Para

3 operacione droge në Tiranë, 9 persona në pranga

Para
Doza heroine në lokalin ku punonte, arrestohet kamarieri në Berat. Ishte nën vëzhgim

3 operacione droge në Tiranë, 9 persona në pranga

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.