Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i është përgjigjur dhëmbë për dhëmbë kryeministrit Berisha në lidhje me çështjen e 12 miljeve det. Bushati është shprehur se është dega e një trungu që s’u përkund kurrë në 500 vjet histor.
“Sali! Unë jam dega e një trungu që s’u përkund kurrë në 500 vjet histori. Mos e përmend detin se aty do nxijë përjetë faqja jote e zezë! Kjo qeveri ku kam nderin të jem, do rikthejë dinjitetin që ti i’a shkele Shqipërisë e do hapë një faqe të re partneriteti strategjik me fqinjin”. është shprehur Bushati.
Berisha u shpreh se ndër të tjera: “Rama heq mbathjet dhe i fal Greqise fushat me te medha te gazit dhe naftes te Jonit dhe Mesdheut!
Te dashur miq, pasi anulloi me vendim 100% korruptiv te Gjykates Kushtetuese dhe 100% per llogari te pales se trete Marreveshjen e Detit me Greqine, te bazuar ne traktatin e detrave “Montego Bay”, Edi Rama ne fshehtesi dhe mungese transparence te plote ka arritur marreveshjen e tij per detin, ne te cilin i ka falur Greqise as me shume dhe as me pak se sa fushat me te medha te gaz it dhe naftes te Jonit dhe Mesdheut, te cilat, qe kur eshte themeluar shteti shqiptar kane qene territor i tij.”. (J.V/Faxweb)