Rilindja Demokratike ka shkruar sot se Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, nuk do të largohet nga Shqipëria edhe pasi të përfundojë mandatin. Në artikullin e kësaj gazete, thuhet se Lu do të kërkojë strehim në Shqipëri dhe nuk do të shkojë në drejtim të SHBA-së.
Artikulli i referohet një deklarate të ambasadorit me studentë të një universiteti, ku citohet të ketë thënë se është shtuar numri i amerikanëve në Shqipëri dhe ai mendonte që pas mbarimit të mandatit të vijë të jetojë si qytetar pikërisht këtu, në vendin tonë, ku po ushtron një aktivitet diplomatik shumë të trazuar për shkak të reformës në drejtësi.
“Në bisedën me studentë e pedagogë, ambasadori amerikan ka thënë se është shtuar numri i amerikanëve në Shqipëri dhe ai mendonte që pas mbarimit të mandatit të vijë të jetojë si qytetar pikërisht këtu, në vendin tonë, ku po ushtron një aktivitet diplomatik shumë të trazuar për shkak të reformës në drejtësi.
‘Në Shqipëri aktualisht janë rreth 13 mijë amerikane që u është dhënë mundësia të punojnë këtu. Unë mezi pres mundësinë të rikthehem bashkë me familjen time për një mundësi tjetër këtu’, tha Donald Lu.”, shkruan RD. (J.V/Faxweb)