Kështu është shprehur drejtori ekzekutit i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Janez Kopac, gjatë raportimit të tij në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese.
Deklarata e Kopac u bë pas prezantimit nga ana e tij të një përmbledhjeje të ecurisë së vendit tonë përgjatë 2017-ës.
Kopac tha se se OSHEE është shumë vonë me procesin e ndarjes, duke shtuar se nga ana e Sekretariatit të Energjisë ka patur një pritshmëri goxha të lartë për këtë proces.
Theksojmë se pak kohë më parë, Sekretariati i Energjisë në Vienë i ka nisur një letër të hapur qeverisë shqiptare për ndarjen e OSHEE-së në dy ndërmarrje.
“Ështe nje leter e hapur ku pershkruajme se nuk jemi dakord me diçka që ne kërkojmë dhe duam një përgjigje nga enti përkatës. Në këtë pikë nuk jemi të kënaqur dhe besojmë në një zgjidhje të përbashkët. Ne kemi bashkëpunim të shkëlqyer dhe nuk duam të përfundojë një thyerje”- theksoi Kopac.
(F.G/Faxweb)