Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, i ftuar në ‘Fax News’ u shpreh se deklarata e ambasadorit amerikan Donald Lu se kërkohen rezultate konkrete në luftën kundër krimit këtë pranverë është një shtytje morale. Shehi tha se Lu duhet të japë emra.
Ai tha gjithashtu se reforma në drejtësi po katandiset si mos më keq për shkak të veprimeve të qeverisë. Shehi ftoj ambasadorin amerikan që të merret seriozisht me këtë punë pasi Rama po vendos njerëzit e tij për të kontrolluar drejtësinë.
“Rama po e bllokon drejtësinë, po të shikosh se kush do ta kontrollojë drejtësiën qesh dhe populli. Ky njeri ka sfiduar haptasi principet e demokracisë. Lu të nxisë më tej kapjeve të mëdhenj. Si mund të sjllësh një njeri që ka qenë pjesë e ekzekutivit socialist. E ftoj zotin amabsador që ta marrë me serozitet me këto punë”, tha Shehi i cili shtoi se ngjarjet e fundit si ekstradimi i Nezar Seitit apo lirimi i Orest Sotës dhe rikthimi i pasaportës ish-ministrit Tahiri po e zhvlerësojnë reforën.
“Dëshmitarë kryesorë që zhduken, ekstradohet në shkelje të procedurave, Tahiri që ishte për tu penalizuar iu rikthy pasaporta, ai që iu gjetën paratë u lirua e tjerë, me këto ngjarje po zhvlerësohet reforma. Nëse arbitri ka vetëm një lloj kartoni s’ka vlerë”, tha ai.
Shehi tha se klasa politike duhet të rikthehet për ta futur reformën në rrugën e drejtë, qai tha se nuk është shqetësuse se sa do të zgjasë por drejtësia të bëhet si duhet. (B.H/Faxweb)