Kreshnik Spahiu, është shprehur për lajmin e faljen së 12 miljeve detare Greqisë se e sheh të njëjtë si me vendimin për armët kimike.
Spahiu ka deklaruar për “Syri.net” se Rama po tenton të provojë presionin popullor. Sipas tij nëse populli do të reagojë njësoj si për armët kimike Rama do të tërhiqet nga kjo marrëveshje me Tsiprasin, dhe do ti thotë atij se nuk do populli shqiptar që kjo marrëveshje të realizohet.
‘Rama po tenton të provojë presionin popullor. Ai do ta mbajë mirë si me Athinën ashtu dhe me elektoratin. Pra nëse do të kemi një presion të fortë popullor, Rama do t’i thotë Tsiprasit, se unë dua ti kaloj 12 milje det Greqisë, por kam presion të fortë nga populli, ashtu siç bëri me plehrat kimike’, deklaroi Spahiu. (J.V/Faxweb)