Vazhdojnë operacionet e policisë greke në kuadër të Vitit 2018. i cilësuar sot viti kundër narkotikeve. Një tjetër operacion është zhvilluar në kufirin greko-shqiptar.
Në qytetin e Kosturit është ndaluar një mjet që drejtohej nga një grek 46-vjeç dhe kishte në të edhe një pasagjer shqiptar 21-vjeç. Sipas mediave greke mjeti ishte ngarkuar në kufirin e gjelbeër. Brenda tij u sekuestruan 4 çanta me 12 pako qe përmbanin 75 kilogramë e 170 gramë marijuanë.
Po kështu u sekuestrua një 1 tablet, 1 orë/telefon me karte sim dhe 2 karta të tjera sim. (J.V/Faxweb)