Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka deklaruar se orientimi i Shqipërisë drejt Turqisë nuk është alternativë dhe se vendi ynë duhet të jetë i kujdesshëm në këtë drejtim.
e ftuar në “Arena” në Ora Neës, Kryemadhi thotë se Rama po tenton të jetë një politikan i madh ndërkombëtar por që në fund ka për ta pësuar.
“Unë them që turqizimi i Shqipërisë nuk është alternativë. Nuk mendoj që e ardhmja e Shqipërisë është Turqia, pavarësisht se jemi popull mik. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm pasi nuk mund të vendosë Turqia për fatet e Shqipërisë. Unë shikoj që zt.Rama kërkon të bëjë një lojë të madhe. Do të luaj me Rusinë, Kinën, vendet arabe, do të luaj me SHBA-të, me Gjermaninë dhe ajo që mendoj se është një nga gabimet e mëdha, është se do të luaj rolin e politikanit të madh ndërkombëtar, por në të vërtetë do të jetë një nga njerëzit që ka për ta ngrënë më shumë”, tha ajo. (B.H/Faxweb)