Ish-kryeministri Berisha duke folur rreth bisedimeve mes Greqisë dhe Shqipërisë ka thënë se marrëveshja e tanishme do të rezultojë më e disfavorshme se ajo e 2009-ës të nënshkruar nga qeveria e tij. Sipas tij Greqia po merr 12 milje det në një hapësirë me pasuri të mëdha natyrore.
Ai duke iu rikthyer marrëveshjes së hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese tha se ishte një akt korruptiv dhe se pas atij vendimi qëndronte nja palë e tretë.
“Janë të tjerë prapa këtyre lojërave dhe është pala e tretë, nuk është për interesin e shqiptarëve”, tha ai në emisionin “Byro Politike”.
Ligjin e luftës ish-kryeministri e sheh si një kurth pasi për të nuk ka asnjë vlerë pasi Shqipëria ishte renditur krah vendeve fituese në fund të luftës së dytë botërore.
“Kam reaguar sot dhe do reagoj fuqishëm në ditët e ardhshme, kemi dy muaj qe dëgjojmë vetëm ligjin e luftës, ky është kurthi i turpshëm, ligji i luftës është një atavizëm i turpshëm i Greqisë, po të jëtë për mua le ta mbajnë për dy mijë vjet”, tha ai.
Nga ana tjetër ai paralajmëroi se kjo marrëveshje nuk do të kalonte dhe ai nuk duhet të luajë me territorin e vendit.
“Edi Rama ta ketë të qartë se ajo marrëveshje nuk kalon, mos luaj me territorin e vendit, do të përdor të gjitha mjetet”, tha ish-kryeministri. (B.H/Faxweb)