11:47 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tiranë, transportonte nxënës shkolle, arrestohet në gjendje të dehur shoferi (VIDEO)

10:19 | 01/02/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tiranë, transportonte nxënës shkolle, arrestohet në gjendje të dehur shoferi (VIDEO)

Policia Rrugore e Tiranës ka ndërmarrë një plan masash për kontrollin e automjeteve të transportit publik, e në veçanti të atyre të transportit të specializuar për nxënës shkolle.

Kështu nga kontrollet e ushtruara ndaj mjeteve të shërbimit publik, kryesisht mjetet e transportit të specializuar për nxënës shkolle është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit I. B., 56 vjeç, banues në Tiranë për veprën penale të “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Nga verifikimi me aparatin Drager ka rezultuar se shtetasi I. B., drejtonte autobusin në gjendje tej mase të dehur, ku testi i parë rezultoi 1.38 mg/l dhe testi i dytë 1.47 mg/l.

Nga kontrollet e ushtruara ndaj mjeteve të shërbimit publik, kryesisht mjetet e transportit të specializuar për nxënës shkolle, në zonën e Unazës së Re ka rezultuar se një drejtues autobusi shkolle që transportonte nxënës drejtonte mjetin pa leje qarkullimi, pa kontrollin teknik të mjetit, pa certifikatë transporti për nxënës, në gjendje të dehur, si dhe debitor, pasi ishte ndëshkuar edhe disa herë të tjera për mospërdorim të rripit të sigurimit.

Gjithashtu është bërë bllokimi i mjetit si dhe është përpiluar masa administrative për shkeljet e gjetura gjatë kontrollit.

Nga kontrolli i ushtruar në disa zona në Tiranë, ka rezultuar se disa automjete të transportit publik transportonin fëmijë e nxënës në shkelje flagrante të rregullave të Qarkullimit Rrugor, si pa kontroll teknik, pa licencë transporti, pa vendosur rripin e sigurimit, pa Leje Qarkullimi, nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, etj.

Policia Rrugore e Tiranës, do të vijojë kontrollet edhe ditët në vijim dhe gjen rastin t’ju bëjë apel prindërve dhe mësuesve, por edhe vetë nxënësve, që të mos pranojnë të qarkullojnë me automjete që vënë në rrezik sigurinë e jetës së fëmijëve, si dhe të sinjalizojnë Policinë në numrin pa pagesë 112, për çdo problematikë të hasur në këtë drejtim.

Etiketa: autobuz shkollei dehurshoferi
Pas

Blindohen krerët e shtetit, makina, armë dhe masa të tjera. Të ketë ndonjë sinjal?!

Para

Paloka rrëfen ç’u ndodhi demokratëve para seancës: ‘Nuk jemi terroristë’, Ruçi: Do ta verifikoj

Para
Paloka tregon sekretin familjar: ”Tre gëzime në një ditë”. Ku festojnë demokratët e tjerë

Paloka rrëfen ç'u ndodhi demokratëve para seancës: 'Nuk jemi terroristë', Ruçi: Do ta verifikoj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dhunuan dhe kanosën 2 bashkëpronarët e një toke me pretendimin se është e tyre, arrestohen 4 persona

SHBA propozim të ri për një armëpushim 60-ditor në Gaza, çfarë kushtesh përfshihen për Hamasin dhe Izraelin

Dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një adoleshente, arrestohet 34-vjeçari

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan mesazhin e zv.Sekretarit të Shtetit: Politika e pafundme dhe e zgjeruar, armik i shtetndërtimit kushtetues

Brok takon Ramën: Urime, sa herë unë vij të të vras ngjitesh më lart

Bisedimet bërthamore Iran-SHBA, marrëveshja e gjerë mund të nënshkruhet në takimin e ardhshëm

Sarandë/ I shiti kokainë një të miture, gjykata lë në burg shpërndarësin

Fier/ Katër administratorë farmacie në pranga për tregtim të ilaçeve të kontrabanduara

Aksident me vdekje te mbikalimi i Patokut

Fillimi i fundit apo një stabilitet i ri? Dy vjet nga dhuna ndaj pjesëtarëve të KFOR në Zveçan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.