I ftuar në ‘Fax News’, deputeti i PD-së Aldo Bumçi është shprehur se bllokimi i seancës parlamentare sot erdhi pasi maxhoranca do që ti mbyllë gojën opozitës.
Sipas tij përjashtimi i Spahos erdhi pasi ai mori fjalën për procedurë dhe po kërkonte që çështjen e ekstradimit të paligjshëm të Seitit ta fuste në rend dite.
Bumçi u shpreh se çështjaq mqë e rëndëisishme e kohëve të fundit është ajo e ekstradimit të financierit të Habilajve pasi sipas informaconeve ai do bëhej i penduar dhe do të zbërthente çështjen Tahiri.
“Besoj qytetarët janë njohur, çështja kryesore që shqetëson shqiptarët është ajo e financierit të Habilajve sepse ky person ishte i gatshëm të bashkëpunonte me drejtësië. Me këtë bandë është i lidhur Tahiri. Ky person ishte kyç për të zbërthyer bandën dhe zbërthimin e kësaj bande të çonte tek kryeministri Rama. Të jetë shteti që tja heqi prokurorisë Seitin në shkelje të ligjit dhe kushtetutës, shteti ka rënë.
Spaho kërkoi fjalën që kjo çështje të ishte e rendit të ditës, në momentin që e mori fjalën kryetari e ndërpreu. Për të mos lejuar këtë diskutimin për çështje Spahon e përjashtuan, ndërmjet dy seancave ka ndodhur një ngjarje e rëndë dhe kërkohej që kryeministri të ishte I pranishëm për këtë ngjarje. Për këtë ia ndërprenë fjalën , ky është rrënim, eliminim I një dëshmitari. Përgjegjësi kryesorë është Edi Rama”, tha Rama.
Aldo Bumçi tha se Prokuroria dhe institucionet në varësi të saj si dhe ministria e Drejtësisë janë kordinuar për të shpëtuar Saimir Tahirin.
“Si ka mundësi që Prokuroria me ministrinë e Drejtësisë si ka mundësi që nuk dinë çështjen që ka qenë në media. Kjo është e kordinuar për të shpëtuar Tahirin sepse po shkove tek Tahiri shkon tek Rama”, tha Bumçi. (B.H/Faxweb)