Avokati i njohur Altin Goxhaj ka qenë i ftuar mësngjesin e sotëm në ‘’Fax News” për të folur në lidhje me protestën e shqoërisë civile gjatë ditës së nesërme kundër marrëveshjes së detit me Greqinë.
Goxhaj theksoi se protesta do të jetë qytetare dhe se asnjë politikan nuk do të ketë të drejtën e fjalës. Sipas tij heshtja nga ana e qeverisë shqiptare tregon se marrëveshja është bërë, ndërsa pala greke është edhe ajo që ka përfituar.
Sipas Goxhajt PD është jashtë loje në këtë pikë, për shkak se më herët edhe qeveria e Sali Berishës ka firmosur një marrëveshje në dëm të shtetit shqiptar.
“PD është jashtë loje në këtë fazë, pasi dje kishte Kuvend dhe nuk pashë që kjo parti ta ngrinte çështjen, nuk tha asnjë fjalë. Ne nuk jemi ekspertë të detit, po ama si shqiptarë që jemi na është regjur lëkura dhe e kuptojmë që përderisa nuk ka tranparencë, atëherë qeveria ka fimosur një marrëveshje që na dëmton.
Unë sot e akuzoj publikisht kolonelin Myslim Pashaj se ai ka qenë vegël e politikës në vitin 2009. Pse e them këtë, për shkak se në reagimin që bëri për këtë çështje tani, pas dy ditëve heshtje u shpreh se kjo protestë është groteske”, u shpreh mes të tjerave Goxhaj.
Protesta do të jetë nesër në orën 11:00 të paradites. (E.K/FAXWEB)