Situata tek zona e “Liqenit të thatë”, është rënduar akoma më tej. Teksa ka nisur shembja e murit rrethues, dy kushërinjtë ndodhen ende në çati dhe kërcënojnë se do hidhen.
Klajdi Peti njëri nga kuhsëtrinjtë ka folur me telefon për Fax News dhe shprehet se nuk ka zgjidhje tjetër veç vetëvrasjes.
“Kërkojmë dëmshpërblim për truallin, nuk kam zgjidhje tjetër veç vetëvrasjes,”- u shpreh Peti.
Klajdi Peti ishte i pari që hipi mbi çati dhe më vonë ju bashkua kushëriri i tij Albert Osmani. Të dy kushërinjtë kundërshtojë prishjen e banesës. Në vendngjarje ndodhen autoritetet, të cilat kanë tëntuar të bisedojnë, por pa rezultat.
(F.M/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=x5AB4IGawPI&feature=youtu.be