Me një mama si Aurela Gaçe, normale që të dyja vajzat e saj do të trashëgonin talentin që ka e ëma për të kënduar.
Vajza e madhe Grace ka treguar se di të këndojë, edhe pse Aurela në intervistat e saj është shprehur se nuk do të dëshironte që vajzat e saj të ndiqnin rrugën e muzikës.
Gjithsesi ajo do t’i mbështesë nëse ato e duan me shpirt këtë gjë. Grace na kishte treguar që këndonte shumë bukur (madje më mirë se mami).
Por tashmë është radha e vajzës së vogël që të dalë në skenë.
Abigail Isabelle edhe pse vetëm 14 muajshe sfidon motrën e madhe. Aurela ka publikuar një video në Instagram, ku dëgjohet Abigail duke kënduar.
Disa vite më vonë emri i Aurelës do të zëvëndësohet me emrin e dy vajzave të saj që me siguri do të jenë po aq të talentuara sa mami.
(F.M/Faxweb)