12:38 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Detaje të reja nga vrasja e Devi Kasmit, pamjet filmike që zbuluan grekun

14:00 | 02/02/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Detaje të reja nga vrasja e Devi Kasmit, pamjet filmike që zbuluan grekun

Dëfrim Kasmi, i cili kishte ndryshuar emrin në Devi Kasmi, u ekzekutua me armë mbrëmjen e së hënës më 29 Janar poshtë pallatit ku banonte në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë. Kanë qenë dy persona me motor të maskuar me skafandër, të cilët qëlluan për vdekje Dëfrim Kasmin. Sipas policisë Eftimiu Eftimius, shtetasi grek, dyshohet si autori që ka ekzekutuar me breshëri armësh Kasmin.

Sipas burimeve të Fax News bëhet me dije se 3 dite para ngjarjes shtetasi grek është parë në pamjet filmike të debatonte me Devi Kasmin. Sherri kishte ndodhur ne palestrën e viktimes dhe nga kjo gjë e kanë mbajtur atë nën vëzhgim deri ditën e sotme që u bë arrestimi. 

Drejtori i policisë së tiranës Ardi Veliu në një deklaratë për mediat tha se vrasja është kryer në bashkëpunim mes 5 personash, pjesë e një grupi të mirëstrukturuar kriminal.

Shtetasi grek Efthymiou Efthymious ka hyrë në Shqipëri vetëm dy javë më parë, në momentin e arrestimit i është gjetur edhe shumë e konsiderueshme eurosh dhe parash shqiptare, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen.

Shtetasi grek i arrestuar (ish-polic) është përjashtuar nga detyra në vendin e tij, pasi është akuzuar për trafik droge.

Sipas Policisë, kreu i bandës kriminale është Aurel Hoxhallari, drejtuesi i planit për vrasjen e Kasmit, që është shpallur në kërkim.

Në prangat e policisë kanë rënë 4 shtetasë mes tyre një shtetas grek i punësuar si vrasës me pagesë, ish-pjesë e forcave speciale greke.

Bashkëpunëtorë në këtë ngjarje kanë qenë Elton Halipaj, Malvin Dinellari dhe Enton Hoxhallari. Të tre këta persona kanë siguruar mjetet për ekzekutimin e Kasmit.

Njoftimi i Policisë: 

Janë arrestuar:

Elton Halipaj, 36 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë;

· Efthymiou Efthymious, 41 vjeç, lindur e banues Arta Greqi;

· Malvin Dinellari, 30 vjeç, lindur në Korçë e banues në Tiranë;

· Elton Hoxhallari, 36 vjeç, lindur e banues në Tiranë.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi (Altin) Aurel Hoxhallari, 41 vjeç, lindur e banues Tiranë.

Shtetasi i shpallur në kërkim (Altin) Aurel Hoxhallari, dyshohet si organizatori i këtij grupi të strukturuar kriminal.

Shtetasi Elton Halipaj ka siguruar mjetet e nevojshme për kryerjen e krimit.

Shtetasi grek Efthymiou Efthymious, dyshohet në rolin e ekzekutorit të shtetasit D.K. si vrasës me pagesë.

Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën me vete një sasi e konsiderueshme eurosh dhe parash shqiptare, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen.

Shtetasi Malvin Dinellari ka siguruar mjetet dhe përgatitur infrastrukturën për realizimin e vrasjes.

Shtetasi Elton Hoxhallari dyshohet si bashkëpuntor në sigurimin e mjeteve dhe përgatitjen e infrastukturës për realizimin e vrasjes.

Gjatë këtij operacioni të mirë-organizuar janë ushtruar kontrolle në disa banesa të autorëve të dyshuar si dhe në një vilë të ndodhur në periferi të Tiranës, në pronësi të organizatorit të këtij grupi, e cila shërbente si bazë e grupit.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në këtë vilë është gjetur një arsenal armësh, municionesh, eksplozivësh, raketa hedhës, armë të precizionit të lartë, minë me telekomandë, dylbi, radio ndërlidhje (si ato të policisë), të cilat funksiononin në grup, maska, veshje kamoflazhi, etj.

Gjatë operacionit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjeti, i cili dyshohet se është përdorur në kryerjen e vrasjes.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

– 2 pistoleta, njëra prej tyre e dyshuar si arma e krimit

– 4 armë automatikë

– 2 snajper

– 4 pushkë automatike

– 1 armë antitank me 2 predha

– 1 bombë me telekomandim në distancë

– sasi e konsiderueshme lënde eksplozive C4 dhe tritol

– 4 radio marrëse

– 1 dron

– 110 kg kanabis

– 2 maska

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: detajedevi kasmi
Pas

Vrau veten, kush ishte “Fidelito”, fizikanti i njohur që vuante nga depresioni

Para

Kush është greku që vrau Devi Kasmin, ish-polic i forcave speciale. Kur hyri në Shqipëri

Para
Kush është greku që vrau Devi Kasmin, ish-polic i forcave speciale. Kur hyri në Shqipëri

Kush është greku që vrau Devi Kasmin, ish-polic i forcave speciale. Kur hyri në Shqipëri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Asgjësohen mbi 40 mijë bimë narkotike në territorin e qarkut Shkodër, procedohen penalisht 10 zyrtarë lokalë

Anija turke kapet në brigjet belge me qindra kg kokainë, 8 në pranga. Mes tyre një shqiptar

Aktivizohen sirenat në Izrael, dyshohet për sulm nga Jemeni

Shitje lëndësh narkotike dhe prostitucion, arrestohet shqiptari! Në pranga edhe dy vajza të huaja

Britania e Madhe dhe Siria rivendosin marrëdhënie diplomatike

Jepte lekë me fajde dhe kanoste qytetarë, arrestohet polici në Elbasan

Blushi i drejtohet Kongresit të Autoriteteve Lokale të KiE: Rama po shkel autonominë e pushtetit vendor, atentat ndaj Kushtetutës dhe demokracisë

SHBA dhe Vietnami nënshkruajnë një marrëveshje doganore, ja çfarë synohet

U akuzua për ngacmim seksual, jep dorëheqjen zyrtari i qeverisë së Spanjës

Operacioni “Mix”/ Në pranga 21-vjeçari me arsenal armësh dhe lëndë narkotike(EMRI)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.