PD ka denoncuar sot nënshkrimin e marrëveshjes mes Arta Markut dhe Fatmir Xhafajt.
Sipas deputetit Enkelejd Alibeaj dhe ish-ministrit Gazmend Bardhi kjo është në shkelje të Kushtetutës dhe e kthen Prokurorinë në një institucion në varësi të qeverisë.
Sipas demokratëve SPAKU do të emërohet nga ana e Edi Ramës, përmes kësaj marrëveshje.
“Duam të njohim publikun shqiptar me atë çka ka ndodhur sot paradite, marrëveshja mes prokurores së re dhe ministrit të Brendshëm. Ndërkohë opozita kërkon kthimin e kushtetushmërisë në zgjedhjen e prokurorit.
Teksa diskutohej kountributi i opozitës për rikthimin e kushtetutshmërisë, është lidhur një marrëveshje në brendësinë e së cilës thuhet se tashmë Prokuroria vendoset në shërbim të Saimir Tahirit, të mbrojtjes së tij, të rrëmbimit të dëshmitarëve.
Të gjithë janë njohur me kthimin e pasaportës së Tahirit, me lirimin e Sotës që ishte mbajtësi i parave të Tahirit, qoftë edhe rrëmbimi i Seitit që do të hapte gojën për atë që dinte, që pas ardhjes në detyrë të prokurores së re.
Sot është lidhur një marrëveshje mes Markut dhe Xhafajt, pra është lidhur një marrëveshje mes qeverisë dhe Prokurorisë. Është një marrëveshje që zëvendëson ligjet, kodin e procedurës penale, Kushtetutën.
Prokuroria do të duhet që të ishte e pavarur dhe të hetonte Ramën, me terma të thjeshtë kemi një prokuror privat të përhershëm. Është e shkruar kjo në këtë marrëveshje”, u shpreh Alibeaj.
‘’Marrëveshja e lidhur sot mes Prokurores dhe Ministrisë ka shkelur Kushtetutën. Deri në krijimin e strukturës kundër krimit të organizuar kompetencën do ta kenë Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Prokuroritë në rrethe.
Kjo marrëveshje ndryshon këto rregulla, ku ministri dhe Prokurorja e Përgjithshme komandojnë prokurorët që do të hetojnë në lidhje me strukturat e krimit të organizuar”, u shpreh Bardhi.
(E.K/FAXWEB)