Një protestë po zhvillohet tek Ministria e Drejtësisë, kundër ekstradimit të Nezar Seitit. Të rinjtë kanë dalë para ministrisë me parrulla: Ministria e Krimit.
Kjo protestë vjen pas vendimit për ekstradim në Itali të të vetmit të arrestuar në vendin tonë për çështjen “Tahir-Habilaj”.
Nezar Seiti është një ndër personat kyç të bandës së Habilajve, duke mbajtur rolin e financierit.
(F.G/Faxweb)