06:09 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Dollari zhvlerësohet me shpejtësi në tregun vendas, zbret poshtë nivelit të 107 lekëve

21:49 | 02/02/2018
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dollari zhvlerësohet me shpejtësi në tregun vendas, zbret poshtë nivelit të 107 lekëve

Dollari amerikan e mbylli javën i nënçmuar përkundjet monedhës vendas, duke shënuar rekord të ri të ulët. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një dollar këmbehet sot në tregun vendas me 106.88 lekë, rreth 0.45 pikë më pak se një ditë më parë. Vetëm gjatë muajit të parë të 2018-s, dollari u zhvlerësua në tregun vendas me gati 5 lekë. Për 100 dollarë, sot duhet rreth 500 lekë më pakë se në fillim të janarit.

Edhe pse në tregjet ndërkombëtare, monedha europiane po këmbehet në nivele të larta përkundrejt dollarit, në vend ajo ka vijuar të mbetet e dobët. Euro është këmbyer sot sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë me 133.41 lekë, me një rënie të papërfillshme krahasuar me një ditë më parë. Euro ka pasur nivele të qëndrueshme të këmbimit gjatë janarit, ndryshe nga periudhat e mëparshme, kur monedha europiane forcohej gjatë muajit të parë të vitit.

Në tregjet ndërkombëtare
Monedha euro ka avancuar kundrejt dollarit amerikan duke vazhduar kështu ruajtjen e niveleve të larta gjatë gjithë kësaj jave. Rritja e letrave me vlerë amerikane dështoi në përpjekjen e saj për të forcuar dollarin, ndërkohë që rigjallërimi ekonomik i euros dhe pritshmëritë për një shtrëngim të mëtejshëm monetare e bënë akoma edhe më tërheqëse monedhën e përbashkët në sytë e investitorëve.

Mëngjesin e kësaj të premteje, monedha euro ishte në nivele të qëndrueshme ndaj dollarit amerikan duke u këmbyer me 1.2505 euro për dollarë amerikanë, gjithsesi jo shumë larg niveli të saj të lartë (më i larti në këto tre vitet e fundit) ku u këmbye me 1.2538 euro për dollarë amerikanë. Gjatë gjithë kësaj jave ajo shënoi një rritje me 0.6 për qind.

Indeksi i dollarit që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit ishte në nivel të qëndrueshëm.
Jeni kinez vazhdoi avancimin e tij kundrejt dollarit. Gjatë gjithë kësaj jave ai u rrit me 0.8 për qind, duke u tregtuar ne nivele të cilat nuk i kishte shënuar që prej gushtit të vitit 2015. /Monitor/

 

Pas

Magjia e 18-vjeçares me topin, turpërohet Balotelli (VIDEO)

Para

“Lëvizjet e Edi Ramës pas ekstradimit të Nezar Seitit”

Para
“Rama po tenton të vërë nën kontroll Prokurorin e Përgjithshëm”

"Lëvizjet e Edi Ramës pas ekstradimit të Nezar Seitit"

Discussion about this post

 



Të Fundit

OKB për rritjen e dënimeve me vdekje në Iran: 48 persona në listë për t’u ekzekutuar

Erdogan: Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë mund të rifillojnë në Turqi

Trump kërkon hetim për Beyonce, ja për çfarë e akuzon presidenti këngëtaren

Lufta në Gaza/ 58 ish-ambasadorë të BE-së: Të ndërmerren veprime kundër shkeljeve të rënda humanitare

Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu, avokati përpiqet t’ia lërë përgjegjësinë shokut të policit

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Vlorë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer, presidenti: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq

Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.