Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Një këmbësor është përplasur nga një automjet te kryqëzimi i Laprakës.
Fax News raporton se këmbësori ka humbur jetën menjëherë, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.
Nga të dhënat e para mësohet se këmbësori është përplasur teksa po kalonte vijat e bardha. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post