Policia e Tiranës ka zbardhur dje vrasjen e Devi Kasmit, ndodhur pak ditë më parë në rrugën “Petro Çani” në kryeqytet. Shtetasi i shpallur në kërkim (Altin) Aurel Hoxhallari, dyshohet si organizatori i këtij grupi të strukturuar kriminal dhe ka porositur vrasjen e Devi Kasmit
Një zonë strategjike duket se është zgjedhur nga ana e Aurel Hoxhallarit, në shtëpinë e të cilit u gjet njw arsenal i madh armësh.
Banesa është në një zonë të izoluar, larg vëmendjes së njerëzve, nuk ka lidhje me banesa të tjera, ndërkohë që anash saj ka tunele, që përdoreshin nga Hoxhallari për fshehjen e armatimeve që përdoreshin për llogari të grupit kriminal.
Hoxhallari nuk është një emër i panjohur. Në vitin 2015 Aurel Hoxhallari, 41 vjeç dhe kushëriri i tij janë arrestuar nga ana e Policisë si porositës të dyshuar për vrasjen e Pajtim Sejranit.