Zv.ministrja e mjedisit Ornela Çuçi shpall emergjencën mjedisore. Vlora është një qytet i pamenaxhuar për mbetjet urbane.
Sot ështe zhvilluar një tryezë e perbashkët, në prefekture, ku kanë qenë të pranishëm prefekti Flamur Mamaj, drejtuesit e instutcioneve kryesore te qytetit ,drejtuesit e 7 njësive të qeverisjes vendore si dhe kompanitë e pastrimit.
Gjatë fjalës së saj zv ministrja ka theksuar se për herë të parë në vend është shpallur gjendja e emergjencës mjedisore, situate ka nënvizuar ajo që duhet zgjidhur para sezonit turistik.
Situata aktuale në vend e depozitimeve është është akute, ka theksuar më tej zv ministrja ku nga 88 pika depozitimi ne rang vendi vetem 3 prej tyre plotësojnë kushte si të tilla dhe të paisura me leje mjedisore
Sipas monitorimit të ekspertëve të mjedisit në Shqipëri egzistojnë rreth 386 vend-depozitime. Kurse 99 % e tyre janë pa leje mjedisore.
Pjesë e kësaj nisme eshtë edhe përpunimi dhe zbatimi i një skeme të re. Skemë kjo e detyrueshme për tenderimin e mbetjeve urbane nga bashkitë.
(M.Q/Faxweb)