02:00 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Xhelal Mziu akuzon Ramën: 700 familjeve të Kamzës iu hoqe ndihmën ekonomike

16:27 | 03/02/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Xhelal Mziu akuzon Ramën: 700 familjeve të Kamzës iu hoqe ndihmën ekonomike

Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, ka sulmuar qeverinë Rama se ka larguar dhe 700 familje të kësaj bashkie nga skema e ndihmës ekonomike.

 “Qeveria shqiptare, sapo ka filluar viti 2018, në Kamëz e Bathore ka larguar nga skema e ndihmës ekonomike 700 familje. Programi i kësaj qeverie vazhdon të mbetet varfërimi ekstrem i familjeve shqiptare, por më e thelluar kjo mbetet për qytetarët e Kamzës.

Edhe pse institucionet që monitorojnë programet e mirëqenies e kanë nxjerrë qytetin e Kamzës si më i varfri në Shqipëri, ku 1 në 10 fëmijë ushqehen vetëm me një vakt ushqimor, përsëri kjo politikë diskriminuese vazhdon të zbatohet me një orientim të qartë qeveritar.

Rasti i paprecedentë i largimit të 700 familjeve nga skema e ndihmës ekonomike e shton më thellë egërsinë e dikasterit që mbulon çështjet sociale, pasi në 90% të këtyre familjeve kryefamiljare janë nënat, që jo vetëm i kanë shumë të kufizuara mundësitë e punësimit, por edhe statusi i tyre është i tillë që kërkon një vëmendje shumë të përqendruar dhe jo hedhje totale në rrugë të madhe”, tha Mziu.

Në vijim ai shprehet se edhe pse Bashkia Kamëz ka kërkuar, por njëkohësisht ka denoncuar me forcë rast pas rasti keqtrajtimin e qytetarëve të saj, përsëri nuk kemi reagim për përmirësimin e situatës nëpërmjet programeve të mirëqenies nga ana e ministrisë së linjës.

“Mbetet t’u bëhet thirrje të gjitha institucioneve ndërkombëtare të akredituara në vendin tonë për të kontribuar për këtë çështje jetike dhe t’i kërkojë qeverisë shqiptare të normalizojë situatën për qytetin dhe qytetarët e Kamzës, si në probleme sociale, por edhe ato që ligjërisht janë të zbatueshme“, përfundon Mziu. (J.V/Faxweb)

Pas

“Ulërima” e gazetarit ndaj Unionit të Gazetarëve: E turpshme, na keni bërë armiq të përndjekur?!

Para

Fatmir Xhafaj takon homologun e tij në Maqedoni, nënshkruhet protokolli i rëndësishëm

Para
Fatmir Xhafaj takon homologun e tij në Maqedoni, nënshkruhet protokolli i rëndësishëm

Fatmir Xhafaj takon homologun e tij në Maqedoni, nënshkruhet protokolli i rëndësishëm

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marta Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë, jo nga veprimet e njëanshme

PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, Meta: ‘Të humbura’ si 130 milionë eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Gjenden tre bomba, nis evakuimi më i madh në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore

Zgjidhet presidenti i ri në Korenë e Jugut

Trump nënshkruan dekretin për të rritur tarifat mbi aluminin dhe çelikun

Meloni takohet me Macronin dhe Ficon, në krye të axhendës bisedimet për Ukrainën

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainës

Itali/ Policia Bashkiake çmonton grupin e shitësve të drogës, arrestohen dy shqiptarët 20-vjeçarë! Njëri me precedentë penalë

Danimarka ndryshon kurs, kalon tek armatimet. Frederiksen njofton lëvizjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.