Në një kohë që qytetarë të ndryshëm burgosen për shkak të mospagimit të energjisë elektrike, sipas ish-kryeministri Sali Berisha një deputet nuk paguan energjinë elektrike.
Është fjala për deputetin e PS-së Eduart Shalsi, që sipas një denoncuesi zyrën e pritjes në Pogradec e ka pa sahat dhe pa kontratë.
“Për narkodeputetët energjia është falas”- shkruan Berisha në statusin e tij.
Postimi i plotë i Sali Berishës:
Per narkodeputetet energia elektrike eshte falas!
Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital! sb
“Pershendetje doktor Berisha. Nderkohe qe njerezit burgosen per mospagimin e faturave te energjise, deputeti i PS ne Pogradec Eduart Shalsi ka hapur nje zyre pritje dhe nga banoret raportohet se lidhjen e energjise e ka bere pa kontrate dhe pa sahat matje te harxhimit.”
(E.K/FAXWEB)