07:10 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pamjet nga gjyqi për ish-drejtorët, dorëhiqet gjyqtarja e çështjes (VIDEO)

12:30 | 04/02/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pamjet nga gjyqi për ish-drejtorët, dorëhiqet gjyqtarja e çështjes (VIDEO)

Ditën e sotme dy ish-drejtorët e rrugëve Dashamir Xhika dhe Andi Toma do të njihen me masën e Sigurisë.

Ata u arrestuan dy ditë më parë dhe sot kanë dalë para Gjykatës së Elbasanit, teksa akuzohen për shpërdorim detyre. 

Xhika përfaqësohet nga avokati Artan Hajdari, ndërsa Toma nga avokati Neshat Fana. Ata janë shprehur se klientët e tyre janë arrestuar politikisht, dhe se nuk janë përgjegjës për ato që akuzohen. 

Në këtë seancë ka qenë i pranishëm dhe ish-ministri i Transporteve, deputet i qarkut të Elbasanit, Edmond Haxhinasto. Avokati i Andi Tomës, Neshat Fana kërkoi përjashtim të gjyqtares nga procesi. Ai theksoi se kontrolli i banesës së klientit të tij është bërë në orë të vota të natës. “Banesa është e shenjtë, s’mund të ketë kontroll pas orës 20:00. Policia ka terrorizuar familjen, kontrolli i banesës natën”.

Në debate u përfshi edhe prokurorja Armanda Xhaferri e cila akuzoi avokatët mbrojtës se duan të bllokojnë procesin. “Kërkesa për përjashtim për të penguar procesin”, tha Xhaferri. Pas debateve për përjashtimin e gjyqtares, seanca u ndërpre për të marrë në shqyrtim këtë kërkesë të avokatëve mbrojtës Hajdari dhe Fana.

Gjyqtarja Maliqi u tërhoq nga trupa gjykuese, duke shkaktuar dhe shtyrjen e seancës. 

Prokuroria e Elbasanit urdhëroi arrestimin e ish-drejtorit të Përgjithshëm të rrugëve Dashamir Xhika, pas abuzimeve që janë konstatuar në procedurat tenderuese dhe mbikëqyrëse në ndërtimin e rrugës Elbasan-Gjinar, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 500 milionë lekë.

Procedurat për ndërtimin e kësaj rruge kanë nisur që në vitin 2009 kur në krye të Drejtorisë së Rrugëve ishte Andi Toma. 

(E.K/FAXWEB) 

https://www.youtube.com/watch?v=zU4g1AN109w&feature=youtu.be

Etiketa: drejtoret
Pas

Vendi prej 24-orësh nën pushtetin e ujit, reagon në ‘Facebook’ Edi Rama

Para

Pallati 8-katësh rrezikon shembjen në Gjirokastër, çfarë vendimi mori Bashkia për banorët

Para
Pallati dhe 3 banesa rrezikojnë shembjen në Gjirokastër, shkarjet e dheut janë masive (VIDEO)

Pallati 8-katësh rrezikon shembjen në Gjirokastër, çfarë vendimi mori Bashkia për banorët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në kërkim të partnerëve tregtarë! Shqipëria përqendrohet në rajon, rrit shkëmbimet nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë. Ja e-mail i cili ka mbërritur në adresën e Presidentes Osmani

Gara për Tiranën/ Përfundon numërimi, Olta Xhaçka në Parlament! Gjylameti, Majko, Kodheli e Felaj mbeten jashtë

Erion Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”

Lista Serbe kërkon kompromis, ndërsa Prishtina vazhdon mbylljen e institucioneve të Serbisë

Ministri i Jashtëm kinez: Pekini respekton sovranitetin e Danimarkës në Greonland

Zjarri në shtëpinë e kryeministrit anglez, policia arreston të dyshuarin e tretë për ngjarjen

Aksident i rëndë në Itali! Kamioni përplaset me autobusin e mbushur me nxënës, vdes një mësues

Përfundon pas 2 orësh telefonata mes Donald Trump dhe Vladimir Putin/ Presidenti rus: Gati të punojmë për një Memorandum për Ukrainën përfshi armëpushimin

Franca çon kriminelët në xhungël! Burg i sigurisë së lartë në Guajanën Franceze

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.