Ditën e djeshme u përhap me shpejtësi biseda audio ne Bes Kallakut me kryebashkiaken e Gramshit Luljeta Dollani. Mes të tjerave në këtë kuptohet se socialistët janë bërë bashkë për të votuar Finon, dhe jo vetëm aq.
Në datën 6 kryebashkiakët socialistë do të kenë një takim, sipas asaj që konfirmon Dollani ku do të lihen dhe detajet në lidhje me votimin.
Mbetet në pikëpyetje nëse takimi tashmë pas publikimit të kësaj bisede do të mbahet apo jo.
Biseda e plotë:
Bes Kallaku: Alo, përshëndetje!
Luljeta Dollani: Përshëndetje!
Bes Kallaku: Përshëndetje si kaluat, zonja Luljeta, jam Erjon Shehja përfaqësues ligjor i kandidatit Bashkim Fino.
Luljeta Dollani: Po!
Bes Kallaku: Po iu marr nga Italia se kam pasur një takim me përfaqësuesit e Federatës Italiane të Futbollit. Të marr në emër të zotit Bashkim, në emër të tij, pasi po i marrim të gjithë njerzit tanë për votimin që do bëhet të mërkurën më datë 7.
Tani dihet se si duhet të votohet, ajo kuptohet, por ajo që dua t’iu them është se duhet të bëhen dhe dy ndryshime sipas kandidatit Fino, për ndryshimin e statusit të Federatës për disa gjëra që i kanë jo të rregullta, më kupton?
Luljeta Dollani: Ok, ok, pa merak, patjetër.
Bes Kallaku: Duhet të bëjmë kërkesën që ngjyra e topit të futbollit të bëhet…
Luljeta Dollani: Pa merak fare, ne do mblidhemi më datë 6, kështu që do i diskutojmë atje.
Bes Kallaku: Ngjyra e topit duhet të të jetë si ngjyra e topit të basketbollit, për nder të kryeministrit.
Luljeta Dollani: Ok, ok, të dëgjoj…
Bes Kallaku: Edhe goditja e autit të bëhet te pika e penalltisë dhe goditja e penalltisë të bëhet në 16 metra, sepse këto duhet t’i përfaqësojmë ne denjësisht dhe duhet të marrim ato që ne kërkojmë, duhet të ndryshoj statusi.
Luljeta Dollani: Ok, ok, ok!
Bes Kallaku: Jeni dakord për të gjitha kërkesat, si për ngjyrën e topit, ta bëjmë me ngjyrën e topit të basketbollit edhe të tjerat që diskutuam
Luljeta Dollani: Po, po patjetër, patjetër.
Bes Kallaku: Të falenderoj, mirupafshim!
Luljeta Dollani: Mirupafshim!