Altin Goxhaj ka përgëzuar televizionin Fax News për transparencën dhe korrektësinë me të cilën ka transmetuar live, protestën e qytetarëve kundër “paktit detar”.
I ftuar në Fax News Goxhaj u shpreh se më në fund shqiptarët kanë një televizion ku mund të drejtohen per çdo problematikë të tyren.
Më tej avokati ka folur rreth protestës që u zhvillua ditën e djeshme dhe sipas tij në momentin kulmor kanë qenë prezentë 550 persona.
“Kemi numëruar në foto më pas, në momentin më kulmor kanë qenë 550 persona pjesëmarrës në protestën kundër “Paktit detar”.
Në dolëm në protestë për të kërkuar transparencë që të bëhen publike bisedimet, midis Bushatit dhe ministrit grek Kotzias.
Negociatata bëhen kokë më kokë dhe me gota alkoli por edhe zyrtare, dhe ne këto na interesojnë, paktet zyrtare duhet të bëhen publike.
Ministri i jashtëm grek nuk mund ta gënjejë popullin e tij, dhe Greqia është shumë e ndjeshme për kufinjtë.
Kemi bërë një kërkesë me afat 5 ditor për të publikuar proçesverbalin. Një takim I tillë nuk ka pse të mbahet secret.
Të shtunën tjetër do të zhvillohet edhe një protestë akoma më e madhe. Pritet që të jenë minimumi 1000 vetë,”- u shpreh Goxhaj.
(F.M/Faxweb)