08:16 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Asnjë politikan, Athina mbushet me protestues. Organizatorët flasin për 1 milionë pjesmarrës

07:55 | 05/02/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Asnjë politikan, Athina mbushet me protestues. Organizatorët flasin për 1 milionë pjesmarrës

Protesta e djeshme në Athinë, derdhi në sheshin Sintagma qindra mijëra grekë.

Organizatorët u shprehën se në shesh kishin zbritur rreth 1 milionë e gjysmë protestues, ndërsa nga Policia u tha se në shesh ishin rreth 140 mijë.

Po përtej numrave, masiviteti i protestës ishte i dukshëm. Emrin e Maqedinisë grekët e konsiderojnë si një vjedhje të historisë së tyre.

E veçanta e kësaj proteste ishte se gjithçka nisi si një organizim qytetar në rrjetet sociale, e ndryshme nga Shqipëria, ku nëse politika nuk është në shesh, askush nuk del që të protestojë.

Një nga personazhet kryesore të protestës ishte padyshim fjalimi i kompozitorit grek, 92-vjeçarit Mikis Theodhorakis, një figurë simbolike e Greqisë.

Një natë më parë, anarkistët kishin sulmuar shtëpinë e tij duke shkruar me bojë të kuqe në hyrjen kryesore mesazhe kërcënuese. Pavarësisht kësaj Theodhorakis doli në protestës dhe deklaroi publikisht se ishte “gati dhe shumë i qetë”.

“Maqedonia ka qenë, është dhe do të jetë përgjithmonë Greqi” i tha Teodorakis turmës së njerëzve, duke theksuar se çdo sugjerim për zgjidhjen e çështjes duhet të vendoset me një referendum.

“Nëse një qeveri duhet të firmosë në emër të vendit, nuk ka asnjë dyshim që më parë, duhet të pyesë popullin grek” u shpreh Teodorakis para qindra mijëra protestuesve që mbanin në duar flamuj ku shkruhej “Duart larg nga Maqedonia” dhe “Maqedonia është Greqi”.

Qeveria e majtë e Syriza-s ka propozuar një zgjidhje që e përfshin fjalën Maqedoni brenda emrit zyrtar të shtetit fqinj, por që e diferencon qartë nga krahina e Maqedonisë në Greqi. Por për shumë grekë, sërish kjo zgjidhje është e papranueshme.

Ministri Kotzias pas protestës u shpreh se mesazhi i qytetarëve ishte marrë, dhe se ai do të vijonte negociatat. Vetë ai ka marrë tre kërcënime në ditët e fundit. E megjithatë qeveria greke është e vendosur që të vijojë me negociatat.

Qytetarët e shumtë që ishin në shesh u shprehën se vendimi për Maqedoninë duhet të kalojë nga referendum dhe se qeveria e Tsipras është pakicë.

(E.K/FAXWEB)

Etiketa: greqiprotesta
Pas

Çanta e Klaudia Pepës kushton sa një gjysmë shtëpie (FOTO)

Para

Zgjedhjet për FSHF-në, gazetari: Kanë dalë nga strofulla kriminelët, ç’po ndodh në Durrës

Para
Gara për kreun e FSHF-së/ PS ka dalë për të mbledhur vota lart e poshtë

Zgjedhjet për FSHF-në, gazetari: Kanë dalë nga strofulla kriminelët, ç'po ndodh në Durrës

Discussion about this post

 



Të Fundit

U arrestuan pas dyshimeve për ndërtimin e një TEC-i në hapësirë publike, lirohen drejtori dhe inxhinieri i kompanisë “Delvina Gaz”

Cunami në Japoni/ Valët e forta godasin brigjet e Hokkaidos

Eurostat: Shqipëria, e dyta nga fundi në Europë për shpenzimet qeveritare për kërkim dhe zhvillim

Trazira në kryeqytetin e Angolës pas 4 të vrarëve në protestat për rritjen e çmimit të karburantit

Tërmet me magnitudë 8.8 në Rusi, alarm për cunami në Japoni dhe SHBA!

Parashikimi i motit për sot, 30 korrik 2025

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.