Kryeministri Edi Rama, ka vijuar me traditën e tij, në faqen e tij në Facebook, duke iu uruar qytetarëve “Mirëmëngjes”.
Ditën e sotme Rama ka zgjedhur të publikojë një video nga aksioni i djeshëm i ministrisë së Mbrojtjes për shpëtimin e një çifti në Armenas të Selenicës.
“MIRËMËNGJES ?
dhe me këto pamje të operacionit të shpëtimit të dy qytetarëve në Armenas të Selenicës nga efektivët e Forcës Ajrore të FA, ju uroj një ditë të mbarë”-shkruan Kryeministri në Facebook.
Prej ditës së premte reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur shumë zona në të gjithë territorin e vendit.
Përmbytjet kanë rrezikuar banesa në Gjirokastër, Vlorë, Fier, Delvinë dhe Fushë-Krujë.
Mbrëmjen e djeshme 3 banorë në Ferras të Fierit e kanë kaluar natën në tarracën e pularisë së tyre, për shkak të rrezikut të përmbytjeve.
(F.G/Faxweb)
Postimi i Ramës në Facebook: