Për aksidentin e rëndë që ndodhi në Elbasan ku humbi jetën 48-vjeçarja Vjollca Stoçeni janë publikuar edhe pamjet sesi ndodhi kjo ngjarje e rëndë.
“Këto janë pamjet e aksidentit të rëndë të ndodhur në Bradashesh të Elbasanit rreth orës 09:45 të ditës së sotme. Një automjet tip Benz me ngjyrë të bardhë është futur në krah të kundërt në rrethrrotullim. Përpara i ka dalë një autobus dhe për të shmangur përplasjen me mjetin e madh, drejtuesi i Benzit, është detyruar të kapë korsinë tjetër të rrugës në të cilën janë duke kaluar tre persona”- shkruan JOQ.
Shoferi nuk ka mundur të frenojë dhe si pasojë ka marrë përpara tre kalimtarët. Gruaja ka ndërruar jetë ndërsa dy persona të tjerë janë plagosur. (J.V/Faxweb)