Ka pasur debate gjatë ditës së sotme në Komisionin e Ligjeve, ku pritet të hidhet shorti për anëtarët e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLGJ dhe KLP).
Në nisje të mbledhjes, Komisioni miratoi kërkesën e LSI për zëvendësimin e Nasip Nacos me Silva Cakën në nënkomisionin ‘AdHoc’.
Ndërkohë deputeti Oerd Bylykbashi është shprehur se ka kandidatë që kanë raporte të drejtpërdrejta me politikanë të lartë.
“Sot është përsëritja e fundit e farsës. Ka kandidatë me raporte të drejtpërdrejta me politikanë të lartë, direkt në kontroll të politikës. Kandidatë që kanë probleme me dekrimianlizimin, kandidatë që për ONM nuk bëjnë. Kandidatë që nuk paguajnë taksat.
Kjo farsë është antikushtuetuese sepse këtij procesi i mungon konsensusi. Objektivi është të kapin drejtësinë që peshkaqenët e mëdhenj, ministrat që janë kokë e këmbë të zhytyr në komision, me këtë KLP që po prodhoni ju, do ti përzgjidhni ju.
Doni të prodhoni nje SPAK që mos të vvihen para drejtësisë ata që doni ju. Prova për këtë është prokurori juaj privat. Jo vetëm që drejtësi nuk po bëhet po krijuat edhe SPAK provizor me atë marrëveshjen tuaj.
Ne do ta mbarojmë këtë short ditën e enjten përfundimisht dhe këta anëtarë do marrin detyrën. Po KLGJ dhe KLP nuk do ketë sepse u duhet akoma prokurori provizor që të mbyllni çështjet.
Në këtë ndërhyrje të përgjithshme ju nuk prisni ndonjë gjë të madhe se në këtë thes sa herë të futësh dorën do nxjerrësh Edi Ramën. Ky proces nuk do duhej të shkonte në këtë fazë por të bëhej me konsensus dhe të miratoheshin me 5 votat tona”, është shprehur Bylykbashi.
“Kandidati Alban Toro nuk është në përputhje me ligjin. Kandidatja Fatmira Luli ka qene gjyqtarë në gjyqe politike. ONM në mënyre specifike është përfshirë në këtë proces si organi dual, në lidhje me vleresimet që bën.
ONM në mënyre specifike është përfshirë në këtë proces si organi dual, në lidhje me vleresimet që bën. Vlerësimet e ONM- së vlen njësoj si në procesin e Vettingut”, u shpreh më tej deputeti i PD-së.
(E.K/Faxweb)