Shtëpia private e cila ndodhet në pronësi të Aurel Hoxhallarit, dyshohet se është përdorur edhe si ambient për të torturuar e shantazhuar shumë persona me qëllim vjeljen e gjobave. Aurel Hoxhallari është personi i cili sipas policisë dyshohet se ka organizuar dhe porositur vrasjen e Devi Kasmit.
Gjatë kontrollit të policisë brenda banesës u gjeten shumë armë të kalibrave të ndryshëm, ku policia dyshon se mund të jenë përdorur në disa ngjarje të rënda kriminale të pazbardhura në vend.
Vila një katëshe ndodhet në Kodër Mëzes dhe brenda saj u gjetën një arsenal i vertetë armësh, si snajpera, automatikë, pistoleta, mina me telekomandë e deri te raketahedhës.
Kjo vilë ka qenë e monitoruar me kamera dhe brenda saj dyshohet se banda kriminale e drejtuar nga Aurel Hoxhallari, i cili ndodhet në arrati, kanë torturuar e shantazhuar disa persona me qëllimin e vetëm për të përvetësuar para. Këto shtetas nuk kanë bërë kallzim në polici nga frika e ndonjë hakmarrje të mundshme të bandës kriminale, e cili kishte si pjesëtarë edhe personat e arrestuar si Elton Halipaj, Malvin Dinellari dhe Elton Hoxhallari. (J.V/Faxweb)