18:32 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zyrtare: BE-ja nuk ia kërkon Serbisë njohjen e Kosovës

17:48 | 05/02/2018
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zyrtare: BE-ja nuk ia kërkon Serbisë njohjen e Kosovës

Strategjia e Bashkimit Evropian, që pritet të publikohet nesër, i referohet në shumë raste Kosovës dhe Serbisë. Aty kërkohet normalizimi i raporteve ndërmjet dy vendeve në mënyrë që ato të ecin në rrugën drejt integrimit në BE. Sido që të jetë, BE-ja Serbisë ia kërkon një marrëveshje juridikisht obligative, që nënkupton se Serbia si anëtare e Unionit nuk do ta bllokonte anëtarësimin eventual të Kosovës, por jo edhe njohjen e pavarësisë, shkruan Express.

Në dokument theksohet se pa një normalizim efektiv dhe gjithëpërfshirës ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nëpërmjet dialogut të lehtësuar nga BE-ja nuk mund të ketë stabilitet afatgjatë në rajon.

“Një marrëveshje gjithëpërfshirëse juridikisht obligative është urgjente dhe kruciale në mënyrë që Serbia dhe Kosova të mund të avancojnë në rrugët respektive evropiane”, thuhet në dokument.

“Kosova do të përfitojë në mënyrë të konsiderueshme nga një marrëveshje përfundimtare me Serbinë”, theksohet në dokument.

Bashkimi Evropian në këtë strategji thekson se do t’i zgjerojë edhe më tej iniciativat e pajtimit. “Do të ketë vazhdim të mbështetjes ndaj Mekanizmave Ndërkombëtarë të Tribunaleve kriminale dhe për Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në strategji.

Ndërkohë që në dokument mbetet e komplikuar rruga e integrimit të Kosovës, duke thënë se ajo ka mundësi për një përparim të qëndrueshëm nëpërmjet implementimit të MSA-së, duke ecur në rrugën e integrimeve sapo këtë ta mundësojnë rrethanat objektive.

Çfarë thuhet në document vjen në kundërshtim me deklaratat e deri tanishme të liderëve europianë ku theksonin se Serbia nuk do të hyjë në BE pa pranuar pavarësinë e Kosovës. Kujtojmë që para disa ditësh presidenti serb Vuçiç deklaroi se nëse “dialogu Beograd-Prishtinë, nënkupton njohjen e Kosovës shtet, atëherë ju faleminderit, Lamtumirë!”, (B.H/Faxweb)

Etiketa: Serbia-Kosova BE
Pas

“Nuk kam frikë nga ju, kam besim në Zot!”, i dyshuari për terrorizëm del para gjykatës

Para

Plagosja e policit, “Fax News”, siguron momentin e largimit të autorit (VIDEO)

Para
Plagosja e policit, “Fax News”, siguron momentin e largimit të autorit (VIDEO)

Plagosja e policit, “Fax News”, siguron momentin e largimit të autorit (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës Shqiptare, Autoriteti i Sigurisë Kibernetike: Kujdes, ju vjedhin të dhënat bankare

Procedohet 40-vjeçari në Ersekë, dhunoi vjehrrën e tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.