Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në ‘Facebook’ e ka cilësuar mashtrim të Edi Ramës dhe ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, deklarimin se Traktati i Miqësisë me Greqinë skandon më 31 Janar.
Berisha tek sa ka publikuar dokumentin e traktatit me Greqinë shkruan se marrëveshja e cila ka hyrë në fuqi në vitin 1998 nuk do të prishej nëse 1 vit para skadimit asnjëra palë nuk e denonconte, por ripërtërihej për një periudhe 5 vjeçare.
Berisha shkruan se me lajmin e skadimit të traktatit, Rama-Bushati kërkojnë të paraqesin si emergjencë marrëveshjen e tyre të kapitullimin para palës greke.
POSTIMI I PLOTË:
Skadimi me 31 janar 2018 i Traktatit te Miqesise me Greqine, mashtrimi i radhes i kapitullantit Edvin Kristaq Rama dhe Ditziut te tij!
Te dashur miq, i ngerthyer ne valen e revoltes popullore qe po zien ne te kater anet e vendit kunder pazarit per faljen Greqise te fushave me te medha te gazit dhe naftes ne Jon dhe Mesdhe, dyshja e neobllokmenve Edvin Kristaq Rama dhe Ditzi Sulejman Bushati leshojne çdo dite nga nje mashtrim te ri per justifikimin e pazarit me te piste dhe meantikombetar ne historine e Shqiperise.
Keshtu, pasi deshtuan me turp me perpjekjen mbi nje mujore per te tmerruar shqiptaret me gogolin e ligjit te luftes, madje edhe se shqiptaret ishin pale me Italine ne konfliktin Italogrek etj etj, nxorren keto dite ne treg mashtrimin e radhes. Ata deklaruan duke mashtruar shqiptaret se me dt 31 janar 2018 skadon traktati i miqesise dhe bashkepunimit te vendit tone me Greqine firmosur nga ministrat e jashtem ne vitin 1996,ne prani te presidenteve te dy vendeve ne Tirane. Me lajmin e skadimit te Traktatit dyshja Rama-Bushati kerkojne te paraqesin si emergjence marreveshjen e tyre te kapitullimit para pales greke.
Ne te vertete ky eshte nje mashtrim banal dhe i turpshem i tyre. Ja se çfare thot me neni 20 dhe i fundit i traktatit. Ky nen sanksonon se kjo Marrveshje (e cila ka hyre ne fuqi ne vitin 1998) lidhet per nje periudhe 20 vjecare dhe ne rast se nje vit para skadimit asnjera pale nuk kerkon denoncimin e tij, Marreveshja do te riperterihet automatikisht per nje periudhe te re prej pese vitesh.
Po pse mashtron Rama dhe Ditziu i tij per sakadimin e traktatit? Ata e bejne kete me nje qellim dhe vetem nje qellim; qe te mund te shesin dhe justifikojne marreveshjen e tyre te kapitullimit, me te cilen Greqise i falen fushat me te medha te gazit dhe naftes ne Jon dhe Mesdhe dhe zgjeron nga 6 gjere ne 12 milje hapesiren detare territoriale te saj, hapesire e perbashket kjo por qe me kapitullimin e Rames dhe Ditziut te tij tani behet pjese integrale e territorit ujor te Greqise.
Ketu me poshte keni nenin 20 te Marreveshjes. Sb
(B.H/Faxweb)