Greta Hoxha, spikerja e lajmeve të “Zjarr Tv”, e cila u njoh nga të gjithë për prezantimin e saj topless është rrëfyer në “Pasdite në Top Channel” se kjo formë e të dhënit të lajmeve nuk e ka penalizuar. Ajo është shprehur se përkundrazi kjo dalje e tillë publike e ka ndihmuar që ajo të arrijë atje ku ka dashur gjithmonë.
“E dashuroj gazetarinë. Unë me profesion jam juriste, por pas të 30-ave do ta ushtroj. Kur mora ftesën për tek “Zjarr TV” isha e re dhe u përshtata fillimisht tek emisioni i mëngjesit. Lajmet i jepja vetëm në fundjavë. Jam e kënaqur. Ne kemi sjellë diçka të re. Formati i prezantimit të lajmeve topless bëri bujë në media. Ndihem krenare. Puna që unë bëj nuk më ka penalizuar, por më ka ndihmuar për të arritur atë që unë dua”. tha Greta duke theksuar se të gjitha vajzat e ekranit dalin me dekolte të tepruara dhe një gjë e tillë nuk duhet të paragjykohet.
“Unë kam thyer tabu dhe kam sjellë revolucion në Shqipëri. Ndryshe nga këto vajza që zhvishen, unë nuk bëj vetëm këtë, unë gjithashtu di të moderoj dhe të bëj gazetari. Unë e kam pasion televizionin dhe ftesën e Zjarr TV e pranova me kënaqësi”, është shprehur ajo. (J.V/Faxweb)