Është zbardhur një pjesë e strategjisë së Bashkimit Europian që trajton mundësinë e zgjerimit drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në këtë dokument shpresat janë të pakta për Shqipërinë, sipas asaj që kuptohet nga strategjia e re e BE-së. “Komisioni thotë se është gati të hapë bisedimet edhe me Shqipërinë dhe Maqedoninë, nëse ato plotësojnë disa kushte”., thuhet në dokument. Ndërsa për Malin e Zi dhe Serbinë thuhet se “potencialisht” mund t’i bashkohen BE-së në 2025.
“Deri më 2025 BE mund të bëhet me 27 vende të reja anëtare. Serbia mund të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën. Të gjitha vendet të mbështesin pavarësinë e gjyqsorit”, thuhet më tej në këtë dokument. (J.V/Faxweb)