Vetëm para pak kohësh mediat italiane kanë shkruar një artikull mbi pasurinë e familjes së aktorit të famshëm me origjinë shqiptare, Blerim Destanit.
Ata e kanë krahasuar pasurinë e familjes Destani me atë të ish kryeministrit Italian, Silvio Berluskoni. Sipas mediave të huaja thuhet se pasuria e tij mund të krahasohet me atë të ish pronarit të Milanit. Shuma që mund të arrijë kjo pasuri është 6 miliardë euro, pra, më shumë se ajo e kinezit Yonghong Li (pronari aktual i Milanit) që shkon deri në 500 milionë.
Fotografitë e Destanit që postohen vazhdimisht në rrjetet sociale, vërtet tregojnë për një jetë të pasur, por nuk mendohej për shuma e krahasime të tilla. Ai ka disa shtëpi në vende të ndryshme të botës. Pasuria nuk është vetëm e tija, famlijarët, babai, nëna dhe dy vëllezërit janë gjithashtu biznesmenë të njohur.
(F.M/Faxweb)