Kledi Kadiu njihet si një ndër balerinët më të mirë si në Shqipëri, ashtu edhe në Itali.
Ndoshta askush nuk e ka ditur deri më sot me detaje se si ka mbërritur Kledi aty ku është, por atij i është dashur të kalojë vështirësi të paimagjinueshme në jetë.
Në një intervistë për “BBC”, balerini i njohur ka rrëfyer historinë tronditëqse të jetës së tij, që nga nevojat minimale siç është ushqimi.
“Pata fatin që të kisha shtëpinë pikërisht përpara shkollës së artit në Tiranë. Shikoja çdo ditë që nxënësit bënin balet aty. Doja të isha si ata. Kështu që një ditë pyeta babain nëse mund të shkoja në balet. Isha vetëm 6 vjeç. Ai më çoi në një qendër lokale ku praktikoheshin sporte të ndryshme. Mora mësime vallzimi dhe teatri e muzike. Nën regjimin komunist ne inkurajoheshim të merreshim me aktivitete të tilla. Ishte e gjitha pa pagesë. Nuk na duhej të paguanim gjë. Qendra ishte e madhe, me dhoma të mëdha të ndricuara dhe aty mora mësimet e mia të para. Aty mësova se baleti kërkonte shumë punë dhe dedikim. Kur isha 9 vjeç, u përfshiva në aktivitetet e Akademisë së Teatrit të Baletit, shkolla më prestigjioze në vend. Babai im është inxhinier, dhe mamaja ime farmaciste. Nuk kanë asnjë prejardhje artisti. Por më inkurajuan të vazhdoja karrierën në balet, sepse menduan se ishte më e mira për mua.”-u shpreh Kadiu në fillim të rrëfimit të tij.
“Ishte vera e vitit 1991. Ky ishte viti shumë i rëndësishëm për të gjithë Shqipërinë. Kur po përgatitesha për hapin tjetër, situata politike në vend kishte ndryshuar. Regjimi ra, dhe Shqipëria u bë një shtet demokratik. Por nuk ishte aq e thjeshtë. Unë isha një kërcimtar ambicioz dhe doja që të provoja stile të ndryshme kërcimi. E dija se po të rrija në Shqipëri, do vazhdoja të performoja të njëjtat pjesë klasike gjithmonë e gjithmonë e gjithmonë. Nuk mund të provoja forma të tjera kërcimi sepse na ishte thënë se ishin të influencuara nga elementë kapitalistë. Doja të isha i lirë të shprehja veten dhe kjo nuk ishte e mundur në vendin tim. Shqipëria është shumë afër me Italinë kështu kishim mundësi të shihnim TV italiane dhe unë shihja një botë krejt të ndryshme. Ku cdokush dukej sikur kishte një jetë perfekte të lumtur. Ishin të gjithë të qeshur dhe hanin ushqim të mirë. Doja të kisha atë mënyrë jetese. Doja të haja camcakiz dhe të pija koka kola. Por s’kishte asnjë mundësi të iknim nga vendi. Qeveria kishte dërguar ushtrinë që të patrullonte portet dhe kufijtë.”-tregon Kledi, për të vijuar më tej me historinë e pazakontë sesi ai u nis për në Itali për të ndjekur ëndrrën e tij.
“Në gusht 1991 isha me pushime në Durrës, duke marrë rreze në plazh me miqtë e mi. Në një moment dëgjuam të tjerët që njerëzit në port kishin marrë kontrollin e anijeve dhe porti ishte hapur. Nuk kisha ndonjë plan të ikja nga Shqipëria. S;kisha asnjë familjar me vete. Nuk kishim as cellular që të njoftonim familjen. Mendoj se ishte fati që duhet të isha atje kur u hap porti. Thjesht ndoqa miqtë e mi dhe e gjendem veten te ‘Vlora’, një anije e madhe që sillte sheqer nga Kuba në Shqipëri. Për këtë u quajt ‘Anija e Embel’. Kishte gati 20 mijë persona në bord dhe gati 40 mijë të tjerë i lamë pas.”
“Nëse sheh fotot e asaj kohe duket e pamundur që aq shumë njerëz të hynin në atë anije. Kishte aq shumë njerëz sa ne as nuk arrinim të lëviznim. Ne po shkonim në Itali, dhe ishte një udhëtim drejt të panjohurës. Isha i frikësuar dhe gjithashtu i keqardhur që nuk pata mundësi të lajmëroja familjen. Por isha gjithashtu kurioz, dhe doja të shikoja nëse ajo jetë për të cilën kisha fantazuar aq shumë, ishte reale. Kurioziteti më mbajti gjatë gjith atij udhëtimi të gjatë. Anija ecte aq ngadalë san a u deshën 20 orë të mbërrinim në Itali. Nuk kishim as ujë e as ushqim. Isha aq i etur sa shkova te pjesa e anijes ku ishin motorret me shpresën se do të gjeja ujë atje. Gjeta një shishe, e piva menjëherë. Por në fakt ishte ujë deti i kripur që përdorej nga punëtorët për paisjet aty poshtë. Kështu që gjendja u bë më keq akoma. Kur mbërritëm në Bari, aty ku duhet të shkonim në fakt, patëm një situatë të pakëndshme.
Autoritetet italiane kishin mësuar që një anije e madhe me emigrantë ishte rrugës drejt italisë, ndaj kishin nxjerrë dy anije të mëdha luftarake për ta bllokuar. Ne kemi qëndruar aty me orë të tëra. Njerëzit ishin aq të frustruar dhe të lodhur sa filluan që të hidheshin nga anija në ujë. Mes tyre kishte edhe gra shtatzëna. Por në atë moment kanë ardhur gazetarët, dhe shumë media televizive filluan të filmonin se cfarë po ndodhte. Kur autoritetet e panë se cpo ndodhte, atëherë i hoqën anijet ushtarake dhe më në fund na lanë të zbrisnim në tokë.”
“U ndamë në disa grupe dhe na dërguan në qendra të përkohshme. Duke përfshirë edhe një stadium të madh që e kishin kthyer në një qendër për emigrantët. Kemi ndenjur aty nën diellin përvëlues me ditë të tëra, por unë isha aq i lumtur dhe i mbushur me shpresë dhe e mendova që do të na lëviznin për një akomodim më të mirë. Por nuk ishte ky rasti.
Që kur Shqipëria, të paktën në teori konsiderohej si një vend demokratik ne nuk kishim të drejtë të aplikonim për azil politik. Kështu që 10 ditë më vonë, u kthyem në Shqipëri. Mua më hipën në një traget drejt e në Durrës. Ishte një udhëtim shumë i trishtueshëm. Endrrat e mia morën fund, pashë vetëm fare pak Itali, madje nuk pata shancin për të shijuar Coca Cola edhe pse gjeta një shishe bosh në rrugë dhe mbaj mend se e mbajta gjatë gjithë udhëtimit tim të kthimit. Kur isha në Itali nuk pata asnjë shanc që të kontaktoja me familjen time kështu që kur shkova në shtëpi, mamaja dhe gjyshja shpërthyen nga gëzimi ndërsa më shihnin. Por babai ishte aq i nxehur sa nuk më foli për tre javë.”-rrëfeu balerini i njohur. Por siç dihet, ëndrra e tij të për prekur Italinë nuk përfundoi aty. Kadiu tregon më tej sesi pak muaj më vonë bëri një audicion për një kompani italiane.
“E fitova, dhe më në fund mund të largohesha në Itali në mënyrë ligjore. Prapë, kisha shumë pritshmëri por realiteti ishte gri. Ne nuk u trajtuam shumë mirë. Isha me shqiptarë të tjerë dhe ndanim një dhomë dhe nuk kishim para të mjaftushme për të paguar qiranë. Ndaj kthenim sytë nga supermarketet ku vidhnim gjëra të vogla, mish apo djath. Dhe të gjithë kishim punë të dorës së dytë nëpër guzhina apo në ndërtim. Çdo gjë. Dhe kur ishim në prova nuk kishim kohë as të pinim ndonjë kafe, dhe njerëzit filluan që ta vënë re këtë situatë. Një ditë, një nga producentët e shoët për të cilin po punonim na pyeti për sjelljen tonë të cuditshme. Mora kurajon t’i tregoja të vërtetën dhe ai u shokua. Dhe menjëherë na ofroi një kontratë me të mirë. Nuk do ta harroj kurrë se çfarë bëri për ne.”-u shpreh Kledi Kadiu në intervistë.
“Nga ajo kohë, karriera ime vazhdoi në shfaqje televizive mora pjesë ne reality shoë shumë të famshëm në Itali. Madje luajta edhe ne disa filma. Por teatri ishte gjithmonë i pari në listë. Isha kisha dedikuar gjithë jetën time teatrit dhe më në fund mu dha rasti që të performoja në shoë që kisha dashur gjithmonë të isha. Tani kam shkollën time të dansit dhe përpiqem t’u shpjegoj studentëve të mi vlerat e dancit që janë të vlefshme në jetë: sakrificën, përkushtimin që kanë qenë gjithmonë pjesë të jetës dhe karrierës sime se ç’kam kaluar.
Kur kthehem dhe shoh pas them se isha fatlum që nuk e kisha aq të thjeshtë sepse historia ime e jetës më bëri atë që jam sot.”-tregoi Kadiu.
(F.M/Faxweb)