10:30 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Jam pajtuar”, Rexhep Qosja godet klasën politike në Kosovë

23:30 | 07/02/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Jam pajtuar”, Rexhep Qosja godet klasën politike në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dalë me propozim që Qeveria e Kosovës dhe institucionet përcjellëse të barten në Hajvali.

Në lidhje me këtë propozim akademiku Rexhep Qosja i cili shkruan se është “Pajtuar” me këtë vendim, ndërkohë që ironikisht thotë se kështu “do të dëshmojmë se kemi kastën e politikanëve më të ditur, më qartpamës, me demokratë, më europianë, më amerikanë, më perëndimorë të merituar për saraje të tilla sulltanore”.

POSTIMI I PLOTË:

“Jam pajtuar” me vendimin e kryetarit të atëhershëm të LDK-së, Ibrahim Rugovës, për ndërtimin e Shtëpisë së Bardhë, që do të ishte e ngjashme me Shtëpinë e Bardhë të Josip Broz Titos në Dedinje të Beogradit, apo madje me Shtëpinë e Bardhë të SHBA-ve në Uashington!!!

Gjithashtu “jam pajtuar” me propozimin e kryetarit të dikurshëm të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Dacit, për ndërtimin e Rezidencës madhështore në Gërmi për pritjen e delegacioneve të huaja dhe pushimet e zyrtarëve të lartë të Kosovës!!!

“Po pajtohem” tani me propozimet që u dhanë prej presidencës dhe prej qeverisë për ndërtimin e objekteve madhështore shtetërore: të Rezidencës presidenciale, të Rezidencës qeveritare, të Rezidencave ministrore, të Rezidencave të ndryshme Kuvendore e të disa rezidencave të tjera në 20 hektarë në Prishtinën e Re afër Hajvalisë!!!

Mbas të gjitha këtyre pajtimeve “u pajtova” që t’i çojmë në botën e jashtme të gjithë të rinjtë dhe të gjithë të pjekurit që s’kanë mbërrijtur vetë ende të shkojnë, domethënë u pajtova që t’i çojmë në botën e jashtme të gjithë ata që në Kosovë s’kanë me çka të jetojnë dhe të gjithë ata që jetojnë me 1.70 cent në ditë!

Më në fund “u pajtova” që politikën tonë shembullore për integrime euroatlantike ta dëshmojmë konkretisht jo duke sjellë Vlera evropiane në Kosovë, po duke çuar në Evropë pamjet e sulltanateve tona arkitekturore presidenciale, qeveritare e kuvendore!!!

Dhe kështu do dëshmojmë se jemi shteti më i zhvilluar, më i përparuar, më i pasur e më i kulturuar në kontinentin europian dhe në perëndim në përgjithësi.

Dhe kështu!!!

Rexhep QOSJA

(B.H/Faxweb)

 

 

Pas

Emocionuese, Lorik Cana nuk mban dot lotët, çfarë e bëri kapitenin të përlotet

Para

“Nuset ma kanë tërhequr hundën”, Eranda Libohova ka një përgjigje për martesën

Para
“Nuset ma kanë tërhequr hundën”, Eranda Libohova ka një përgjigje për martesën

“Nuset ma kanë tërhequr hundën”, Eranda Libohova ka një përgjigje për martesën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Arsimi për fëmijët, si të përfitoni zbritjet pas deklarimit të të ardhurave! Shembuj konkret, dokumentacioni që ju nevojitet

Pas ndeshjes, policia shqiptare shoqëron në Rinas skuadrën serbe. Nuk u shënua asnjë incident

Media britanike ‘Times’: Zbuloni pikat sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

Stuhi të fuqishme godasin Poloninë! Dëme të mëdha dhe mijëra banesa mbesin pa energji elektrike

Tragjedi në Romë, gjenden në park trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje. Fëmija disa muajsh me shenja dhune, dëshmitarët: Na u duk si kukull, u shokuam

VIDEO/ Po fliste përpara njerëzve, qëllohet me armë zjarri kandidati për president në Kolumbi

Trazirat në Los Angeles, Trump dërgon 2 mijë anëtarë të Gardës Kombëtare pas protestave të dhunshme për arrestimet e emigrantëve të paligjshëm

Sherr mes fqinjëve në Allias, plagoset me armë zjarri 31-vjeçari. Policia në kërkim të autorit

13 pelegrinë iranianë vdesin gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.