Ambasada amerikane në Tiranë ka përcjellë sot këshillën e radhës për familjet shqiptare që kërkojnë viza amerikane.
“Lexoni këshillën time për sot: “Në më të shumtën e rasteve, çdo pjesëtari të familjes i duhet një peticion imigrimi më vete. Sigurohuni që peticioneri juaj në SHBA të lexojë me kujdes rregullat përpara së të dërgojë aplikimin për familjen tuaj.”, shkruan ambasada amerikane.
Njoftimi i mëposhtëm me grafikë nga amabasada:
Pyetja nga qytetarja: Bashkëshorti im ka dorëzuar një peticion për vizë emigruese për mua. A është automatikisht, djali im në peticionin tim?
Përgjigja e Ambasadës: Jo, secili prej jush ka nevojë për peticion më vete. Ai duhet të dorëzojë një peticion tjetër për djalin tuaj pranë USCIS. (J.V/Faxweb)