Ish-kryeminsitri Sali Berisha e ka quajtur mashtrues ordiner ministrin e jashtëm Ditmor Bushati.
Në lidhje me votimin e Shqipërisë në OKB, Bushati u shpreh se të gjitha vendet që prein çeljen e negociatave votuan kundër SHBA-ve. Berisha duke marrë shembullin e Maqedonisë tha se delegacioni i saj zgjodhi të braktiste sallën, duke votuar abstenim.
Po ashtu Berisha ka treguar dhe për një telefonatë që ka pasur me kryeministrin e Turqisë në vitin 2012, të cilit ja ka bërë të qartë se Shqipëria do të jetë pro SHBA-ve në politikën e jashtme.
“21 Dhjetori është dita e rikthimit të votës së etërve, të Enver Hoxhës kundër SHBA-ve. Kundër vendit që ka bërë aq shumë për ndërtimin e shtetit shqiptar, kundër vendit që pas vendosjes së diktaturës, ndërmorri operacionin për rëzimin e etërve të këtyre që votuan kundër SHBA-ve.
Votuan kundër vendit që udhëhoqi luftën kundër kasapit të Ballkanit për të mbrojtur shqiptarët e Kosovës.
Delegacioni i Maqedonisë braktisi sallën, ndërsa ne kemi të bëjmë me njerëz ordiner si ky këtu. Përfaqësuesja e SHBA-ve kërkoi dy herë që ne të votonim pro tyre, po jo ne se bëmë këtë. Kjo është një ndarje e thellë si me thikë, neë rastin e Shqipërisë midis lindjes dhe Perëndimit. Jua them unë, votimi ynë është njësoj me lindjen.
Në 2012 unë kam pasur një telefonatë të gjatë me kreministrin e Turqisë, për të cilin kam pasur respekt, po ama e kam bërë të qartë se Shqipëria nuk do bëhet shtojcë e Turqisë në politikat globale. Ia kam bërë të qartë atij se ne do të jemi krah SHBA-ve në vendimet e saj. Po të mos jetë SHBA lindja e mesme nuk do të jetë kurrë kjo që është tani”, u shpreh Berisha.
(E.K/FAXWEB)