Pas përplasjes që pati me ish-kryeministrin Berisha, Edi Rama u largua për pak moment nga salla.
Lëvizje që nuk ishte vënë re nga Lulzim Basha, që ishte folësi i rradhës. Ndërsa kreu i PD-së po bënte akuza në lidhje me situatën në të cilën ndodhej vendi, pa se pas tij nuk ndodhej kundërshtari Rama.
‘’ Paska shku të bëj adetin”, u shpreh Basha dhe më pas vijoi fjalën për situatën e fermerëve në Divjakë.
“Përdor batuta që e kanë humbur prej kohësh aftësinë për të zbavitur edhe banorët e kopshtit zoologjik, me një fjalor ordiner.
Një qeverisje ordinere, një qeverisje e zbatuar në sundimin dhe grabitjen e Shqipërisë. Një qeverisje që ditë për ditë i merr shumicës së shqiptarëve për një grusht shqiptarësh. Në këtë parlament duhet të funksionin mekanizmat për ta ndaluar këtë zezamë, Rama 2.
Rama kishte qenë para meje në Divjakë dhe kur i ishin ankuar, iu kish thënë fermerëve i dini vetë ku i fusni prasët edhe karotat. Turp! Turp për një njeri ordiner. Paska shkuar për të bërë adetin”, deklaroi më tej Basha.
(E.K/FAXWEB)