07:28 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Fitoi 559 milionë dollarë, tashmë gruaja në gjyq për t’ju shmangur fatit të keq

14:42 | 08/02/2018
në Bota, Flash, Jetë dhe stil, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fitoi 559 milionë dollarë, tashmë gruaja në gjyq për t’ju shmangur fatit të keq

Një grua ka hapur gjyq për t’ju shmangur fatit të saj të keq. Ajo fitoi 559 milionë dollarë në muajin e kaluar dhe kërkon nga zyrtarët të mbetet anonime me shpresën se kështu do të arrijë t’i shpëtojë mallkimit të lidhur sipas saj me pasurinë e madhe që mbërrin në mënyrë kaq të befasishme.

Fituesja është përfshirë në një betejë të zgjatur ligjore për ta mbajtur të fshehtë emrin e vet në një kohë kur organizuesit e lotarisë këmbëngulin se ligjet lokale kërkojnë të shpallet emri i fituesit, çmimi dhe qyteti në mënyrë që publiku të mësojë se çfarë ndodh.

Por gruaja edhe në dokumentet e paraqitura në Gjykatë, e thekson se po përpiqet ta shmangë fatin e keq që ka pllakosur mbi disa fitues.

Në 2006-tën, 42 vjecari Abraham Shakespeare nga Florida fitoi 17 milionë dollarë. Ai u vra tre vjet më pas nga DeeDee Moore, një grua që e vuri në shënjestër për paratë e tij.

Në vitin 1996, Jeffrey Dampier, mori 20 milionë dollarë nga lotaria në Illinois. Ai jetoi i lumtur për disa vjet derisa në 2005-sën, u qëllua për vdekje nga kunata e tij, e cila donte ta zhvaste.

Doris Murray, nuk i gëzoi dot 5 milionë dollarët e fituar në 2007-tën. I dashuri i saj e vrau me thikë sepse nuk binte dakord me faktin që ajo donte t’i përdorte për nipërit.

Deborah Mcdonald fitoi vetëm 5000 dollarë përpara 8 vjetësh, por edhe pse shuma ishte shumë e vogël krahasuar me të tjerët, nuk shpëtoi nga fati i keq. Rrugës për në shtëpi, u godit nga një makine dhe vdiq në vend.

Kur siguroi 31 milionë në lotarinë e Teksasit në 1997-tën, Billie Bob Harrell mezi priste të shijonte jetën e re dhe ishte shumë bamirëse, por prej zemërgjerësisë së tij për të ndihmuar të huajt, familja u detyrua disa herë të ndërronte shtëpi e numra telefoni, situata e krijuar e çoi drejt divorcit e në fund, dy vjet pasi kishte marrë paratë, vrau veten.

(F.M/Faxweb)

Etiketa: 559 milionefat i keqgjyqlotari
Pas

Shqipëria kryeson në destinacionet kryesore për 2018

Para

Aktorët në bllok kundër Kumbaros: Peticion kundër vendimit të saj

Para
Aktorët në bllok kundër Kumbaros: Peticion kundër vendimit të saj

Aktorët në bllok kundër Kumbaros: Peticion kundër vendimit të saj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pengjet izraelite mbeten në Gaza, Këshilli i Sigurimit të OKB-së seancë të jashtëzakonshme për situatën

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.