Ronela Hajati është një nga këngëtarete cila guxon shumë herë me daljet e saj skenike. Ajo është një nga këngëtaret më të komentuara të shoëbizit shqiptar dhe është shquar gjithmonë për trupin seksi dhe me forma.
Megjithatë një foto e postuar nga këngëtarja së fundmi ka ngjallur shumë reagim tek fansat të cilët e kanë kritikuar Ronelën se është shëndoshur.
“Qenka trashur pak”, “Shumë kile paske shtuar”, “Je shëndoshur”, “Dobësohu”, janë disa nga komentet e fansave. Por Ronela nuk ka lënë pa iu përgjigjur.
“Me falni, e dini you qe ‘body shame’ eshte nje nga ofendimet me te poshtra qe mund ti behet dikujt? A ju pyeti njeri per dicka? Jo! Dhe sa per dijeni nuk jam shendoshur jam thjesht nje trup shum ne mode. Domethene nje yll qe njerezit po harxhojne shum leke te behen si mua! Pra dhe njeher jam yll”, shkruan Ronela.
(M.Q/Faxweb)